Menu

IKMT

Jep dorëheqjen drejtori i IKMT Shkodër, ishte arrestuar per shpërdorim detyre në 2016-n

Drejtori i IKMT në Shkodër, Ilir Niklekaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Në vend të tij është emëruar Serdar Hoxha i cili do të drejtojë iKMT-në e Shkodrës në vijim. Ilir Niklekaj është emër i njohur për drejtësinë pasi në 2016 u arrestua për tjetërsimin e 15 hektarëve tokë në Velipojë teksa kryente funksionin e drejtorit të Hipotekës.

Arrestimi ne vitin 2016

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër caktoi masën e sigurisë “Arrest me Burg” për ish kryeregjistruesin e Hipotekës Ilir Niklekaj ( I shpallur në kërkim) ndërsa për 2 vartësit e tij Besar Kali jurist pranë ZVRPP Shkodër dhe Spartak Haxhiaj hartograf ky I fundit I proceduar edhe më parë për të njëjtën vepër penale u caktua masa e “arrestit në shtëpi” Ndërsa për noteren Valbona Hajdari(Fishta) u vendos detyrim paraqitje.Ish- drejtuesi sëbashku me dy zyrtarë të hipotekës dhe noterja akuzohen për “Shpërdorim Detyre” pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë fallsifikuar dokumente pronësore të rreth 15 mijë metra katrorë , në zonën e Velipojës. Gjithashtu gjykata e shkodrës caktoi arrest me burg për Rrok Lushin, përfituesin e sipërfaqes 15 mijë metër katror dhe për fallsifikatorët e dokumentit pronësor Ylber dhe Adem Mlloja ku këta tre persona akuzohen për veprën penale të Fallsifikimit të Dokumentave.

Abuzimi me pronat ishte kallëzuar në prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

alert.al