Menu

shperdorim detyre

Nënkomisari i Policisë vjedh 5.5 milionë lekë që ishin sekuestruar si provë materiale

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka pezulluar nga detyra N/Komisarin Klodjan Caushi, me detyrë specialist pranë Njësisë së Posaçme Operacionale “Enfast”, i cili dyshohet se ka vjedhur 5.5 milionë lekë të sekuestruara nga policia dhe i ka përdorur për shpenzime personale.

Hetimi për Nën Komisarin ka zgjatur disa muaj, ku SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë kanë gjetur provat e mjaftueshme që fajësojnë efektivin për përvetësimin e lekëve në vitin 2016.

“Shuma monetare ishte e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, në kuadër të një procedimit penal. Është e provuar se punonjësi i policisë, me dashje nuk ka zbatuar detyrimet që rrjedhin nga Kodi i Procedurës Penale për dispononim e provës materiale mbi  kthimin e sendeve, pronarëve të ligjshëm, të cilëve iu ishin sekuestruar në kuadër të hetimit. Po ashtu, ky punonjës policie nuk ka përmbushur detyrimet për zbatimin e vendimit të gjykatës për kthimin e sendeve të sekuestruara, e për pasojë ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit dhe shtetasve. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e SHÇBA.

Njoftimi i plotë:

– Pezullohet nga detyra një punonjës policie, i dyshuar për vjedhje, duke shpërdoruar detyrën

– Hetimi i kryer nga SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në zbatim të Urdhrit të Prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues, “Pezullim i një detyre a funksioni publik” në ngarkim të punonjësit të Policisë, N/Komisar K.C., me detyrë specialist pranë Njësisë së Posaçme Operacionale “Enfast”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ai dyshohet për veprën penale “Vjedhje, duke shpërdoruar detyrën”.

Pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, janë siguruar prova, të cilat krijojnë dyshim të arsyeshëm se ky punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës si specialist pranë Sektorit të Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vitin 2016, ka keqpërdorur atributet dhe kompetencat e Policisë Gjyqësore, me qëllim përvetësimin për shpenzime personale të një shume të konsiderueshme parash, me vlerë 5.5 milion lekë.

Shuma monetare ishte e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, në kuadër të një procedimit penal. Është e provuar se punonjësi i policisë, me dashje nuk ka zbatuar detyrimet që rrjedhin nga Kodi i Procedurës Penale për dispononim e provës materiale mbi  kthimin e sendeve, pronarëve të ligjshëm, të cilëve iu ishin sekuestruar në kuadër të hetimit. Po ashtu, ky punonjës policie nuk ka përmbushur detyrimet për zbatimin e vendimit të gjykatës për kthimin e sendeve të sekuestruara, e për pasojë ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit dhe shtetasve. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

alert.al/

Jep dorëheqjen drejtori i IKMT Shkodër, ishte arrestuar per shpërdorim detyre në 2016-n

Drejtori i IKMT në Shkodër, Ilir Niklekaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Në vend të tij është emëruar Serdar Hoxha i cili do të drejtojë iKMT-në e Shkodrës në vijim. Ilir Niklekaj është emër i njohur për drejtësinë pasi në 2016 u arrestua për tjetërsimin e 15 hektarëve tokë në Velipojë teksa kryente funksionin e drejtorit të Hipotekës.

Arrestimi ne vitin 2016

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër caktoi masën e sigurisë “Arrest me Burg” për ish kryeregjistruesin e Hipotekës Ilir Niklekaj ( I shpallur në kërkim) ndërsa për 2 vartësit e tij Besar Kali jurist pranë ZVRPP Shkodër dhe Spartak Haxhiaj hartograf ky I fundit I proceduar edhe më parë për të njëjtën vepër penale u caktua masa e “arrestit në shtëpi” Ndërsa për noteren Valbona Hajdari(Fishta) u vendos detyrim paraqitje.Ish- drejtuesi sëbashku me dy zyrtarë të hipotekës dhe noterja akuzohen për “Shpërdorim Detyre” pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë fallsifikuar dokumente pronësore të rreth 15 mijë metra katrorë , në zonën e Velipojës. Gjithashtu gjykata e shkodrës caktoi arrest me burg për Rrok Lushin, përfituesin e sipërfaqes 15 mijë metër katror dhe për fallsifikatorët e dokumentit pronësor Ylber dhe Adem Mlloja ku këta tre persona akuzohen për veprën penale të Fallsifikimit të Dokumentave.

Abuzimi me pronat ishte kallëzuar në prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

alert.al