Menu

lojerat e fatit

Operacioni i lojërave të fatit/ Emrat e 35 të arrestuarve nga Tirana, Vlora dhe Durrësi deri në Bulqizë

Zbardhen detaje të reja nga operacioni “Gjysmëfinalja” kundër lojërave të paligjshme të fatit, ku u angazhuan 1100 efektivë policie dhe ku u arrestuan në total 35 persona.

Gjatë aksionit, policia kontrolli 656 ambiente, prej ku sekuestroi 15 kompujtera, 5 makineta për lojëra fati, 16 tableta që shërbenin për vënie bastesh, 8 tavolina pokeri, 15 DVR, 41 aparate celular, 5 milionë lekë dhe prova të tjera materiale, të cilat shërbimin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Emrat e të arrestuarve:
– Tiranë. Në kuadër të operacionit “Gjysmëfinalja” nga DVP Tiranë dhe Komisariateve në varësi u bë arrestimi në flagrancë i 19 shtetasve konkretisht: Arben Shahu, Arnaldo Zenelaj, Skënder Mejdani, Amarildo Duka, Daniel Latifaj, Bruno Lico, Sinan Murati, Enea Çarçani, Miklovan Saka, Indrit Lika, Muhamed Xhafa, Gentian Garuja, Altin Forgali, Gramoz Dragjoshi, Ardian Qosja, Hysni Masha, Besarb Hykollari, Luan Billa dhe Ferdinant Hysenbelliu.

– Vlorë- Në kuadër të operacionit “Gjysmëfinalja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Erjon Meminaj, Klejdi Dulaj, Orli Gjyzeli, Jon Zotaj, Marjo Tairaj dhe Romeo Haderi.

– Shkodër- Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjysmëfinalja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Nikolin Paja, Muharrem Firi, Silvano Peraj, Ilir Toska dhe Arnes Demolli.

– Durrës – Në kuadër të operacionit “Gjysmëfinalja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Xhulio Preçi dhe Briand Muça, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.

– Fier-Në kuadër të operacionit “Gjysëmfinalja” në qarkun Fier u arrestua shtetasi Klaudio Çela.

– Bulqizë- Në kuadër të operacionit “Gjysmëfinalja”, u arrestua në flagrancë shtetasi Izet Përkoxha, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.

-Qarku Korçë, në kuadër të operacionit “Gjysmëfinalja”, u arrestua në flagrancë shtetasi Renaldi Berberi.

alert.al/

(Video) Policët "tifozë" me Anglinë ose me Danimarkën, 1100 efektivë në aksionin "Gjysmëfinalja"

Një operacioni policor i koduar “Gjysmëfinalja”, është zhvilluar në 12 qarqe të vendit, nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sipas njoftimeeve zyrtare, policia ka hedhur në terren 1100 forca.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Operacion kombëtar për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Operacioni policor i koduar “Gjysmëfinalja”, i zhvilluar në 12 qarqe të vendit, nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë operacionit të zhvilluar në të njëjtën orë gjatë mbrëmjes së djeshme u përfshinë 1100 punonjës policie, konkretisht nga Sektorët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në çdo DVP, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme dhe disa grupe të FNSH-së, nën drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Operacioni, në zbatim të detyrave të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, identifikimin, dokumentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit”.

Në të gjithë vendin janë kontrolluar 656 ambiente në të cilat dyshohej se mund të ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht në fushën e basteve.

Nga kontrollet e ushtruara në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 35 persona, konkretisht 19 persona në Tiranë, 6 persona në Vlorë, 5 në Shkodër, 2 në Durrës, 1 në Bulqizë, 1 në Fier e 1 në Korçë.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 18 persona, konkretisht 5 persona në Korçë, 3 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, 2 në Berat, 1 në Elbasan, 1 në Mat dhe 1 në Fier.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
15 kompujtera, 5 makineta për lojëra fati, 16 tableta që shërbenin për vënie bastesh, 8 tavolina pokeri, 15 DVR, 41 aparate celular, 5 milionë lekë dhe prova të tjera materiale, të cilat shërbimin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Policia e Shtetit është e vendosur dhe e angazhuar maksimalisht për të luftuar paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

alert.al/

Policia kontrolle ndaj lokaleve që ushtrojnë baste ‘online’ në Durrës, disa persona të arrestuar

Policia e Durrësit mbrëmjen e djeshme, ka realizuar një aksion blic në lokalet e qytetit, me qëllim, evidentimin dhe ndalimin e personave që dyshohen se ushtrojnë aktivitetin e basteve online. Deri tani policia ka arrestuar disa persona. Aksioni po zhvillohet në disa qytete të vendit.

Ky operacion nuk është ndonjë e papritur, pasi policia tre javë më parë, e kishte këtë veprimtari një objektivat e goditjes ndaj elementëve kriminalë. Por ky u ndërpre nga mbivendosja e aksionit për heqjen e zhezlongëve pa leje në plazhe. Kështu policia e Vlorës, para dy javësh, zhvilloi një aksion kundër lojërave të fatit. Uniformat blu u tha se kanë zbuluar pesë ambiente me makineri të cilat janë sekuestruar.

Ambientet në fjalë menaxhoheshin nga persona me precedentë penalë, të cilët janë shoqëruar në komisariatin e Policisë së Vlorës për tu marrë në pyetje. Kontrolle po ushtrohen kontrolle edhe në biznese që dyshohet se janë kthyer në ‘fole’ për personat ‘problematikë’ që qarkullojnë me armë zjarri.

Ky lloj aksioni i koduar dikur në vitin 2014 si “Marrëzia e fundit”, është aktivizuar vazhdimisht, pasi lojërat e fatit dhe bastet sportive janë ndaluar.

alert.al/

Goditen lokalet e lojërave të fatit, arrestohen dy pronarë, në Libohovë dhe Përmet

Dy pronarë lokalesh në Libohovë dhe në Përmet u arrestuan nga policia sepse organizonin lojëra fati.

Njoftimi i Policisë

Goditen dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Procedohen penalisht 2 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit Gjirokastër proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin E. M., 33 vjeç, banues në Libohovë, pasi u konstatua se në ambientet e lokalit të tij ushtronte aktivitetin e palejuar të basteve sportive nëpërmjet tabletit, si dhe ishte i papajisur me kasë fiskale.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet proceduan penalisht për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasin D. I., 43 vjeç, banues në Përmet, pasi në lokalin e tij u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një server dhe aksesor plotësues, me anë të të cilëve dyshohet se kryente aktivitetin e palejuar të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.