Menu

Lulzim Basha

“S’mund të presim deri në 2025”, Basha në Kryesinë e PD: Përballje me regjimin, me të gjitha format

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i është drejtuar anëtarëve të kryesisë gjatë mbledhjes së sotme, 5 ditë pas rikonfirmimit në krye të partisë.

Basha ka thënë se vota masive që ai mori në garën për kryetar, tregon se demokratët kërkojnë që beteja të vazhdojë.

“Demokratët janë të vendosur ta vazhdojnë betejën për demokraci. Të lexojmë atë që është vullneti i demokratëve”, ka thënë Basha.

Kryedemokrati gjithashtu është shprehur se “Shqipëria s’mund të presë deri në vitin 2025”, ndonëse është e paqartë se çfarë ka nënkuptuar me këtë vit, që përkon me përfundimin e mandatit të tretë të Edi Ramës.

“Është e domosdoshme që të gjithë ne, nga Kryesia te Këshilli kombëtar, të lexojmë qartë atë që ishte vullneti i demokratëve. Ata e dinë më mirë se ne se cfarë ka ndodhur në 25 prill, ata e dinë më mirë se ne se sa e vështirë është përballja me regjimin, ndaj cdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës. Dhe për të arritur këtë, detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025. “– tha Basha.

alert.al/

 

.

Ç'po ndodh në PD? Basha thërret Kuvendin Kombëtar, mesazhi i Bardhit për anëtarët e Kryesisë

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë, e cila pritet të nisë në orën 11:00. Lajmi bëhet i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili përmes një mesazhi drejtuar anëtarëve të Kryesisë zbulon edhe diskutimet në rendin e ditës.

Kujtojmë se Kryesia mblidhet për herë të parë pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Mesazhi i Bardhit:
Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:
1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për maskrën zgjedhore të 25 Prill.
2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi

alert.al/