Menu

mashtrim

Biznesmenia Vjollca Hoxholli dënohet me 8 vjet burg si mashtruese seriale

Dënohet për të disatën herë biznesmenia e ndërtimit Vjollca Hoxholli. Gjyqtari Gert Hoxha në Gjykatën e Tiranës e dënon me 8 vjet burg për “mashtrim më shumë se njëherë me pasoja të rënda”. Hoxholli vazhdon të qëndrojë në masën arrest shtëpie. Kallëzimi këtë herë është bërë nga 6 persona që u është shitur hyrja disa herë.

Në prill të këtij viti, Vjollca Hoxholli u dënua me gjashtë vite burgim bazuar në denoncimet e katër qytetarëve, ku njëri prej tyre Viktor Kasneci mbasi pagoi 455 mijë euro dhe lidhi një kontratë porosie për dyqane dhe apartamente, u zvarrit nga Hoxholli derisa ajo e mashtroi për herë të dytë.

“U kërkova çiftit Hoxholli likuidimin” u shpre Kasneci dhe ata më premtuan se djali i tyre kishte hapur një kompani tjetër ndërtimi. Dhe për ta mbyllur detyrimin më premtuan dy vila me kushtin që tu paguaja 100 mijë dollarë”, deshmoi Kasneci. Por i dyshuari tjetër Dorjan Jata u largua në Francë dhe vilat nuk u ndërtuan kurrë”.

Skema që përdorej ishte ajo e kontratës së sipërmarrjes dhe rasti më i rëndë është i një qytetareje e cila pasi pagoi blerjen e një apartamenti, në shtëpinë e saj u paraqit një qytetar tjetër për të cilën Hoxholli kishte thënë se ishte me qira dhe s’duhej të jetonte më nën të njëjtën çati.

Prokuroria e Tiranës i ka filluar hetimet qysh në vitin 2018, nën akuzën e mashtrimit.

Ajo u akuzua se nën drejtimin e kompanisë së ndërtimit ‘Hoxholli Sh.P.K.”, shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.

Ndërkohë, Hoxholli u vu në pranga në vitin 2018. Ajo u zbulua se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit.

alert.al/

Mashtronte se do t’u sillte striptiste, si u mori francezi mijëra euro lokaleve të natës

U premtonte bizneseve në kryeqytet se do tu ndikonte në rritjen e imazheve të lokaleve, duke marrë përsipër marketingun dhe sjelljen e balerinave nga Europa kundrejt 10 mije eurove, por merrte paratë e shërbimit si parapagesë dhe zhdukej pa kryer asnjë nga ato çka kishte premtuar.

Gjykata e Tiranës ka dënuar në mungesë shtetasin francez, Cristofer Alain Mendes, i cili kishte hapur një zyrë në kryeqytet dhe u vetë-ofrohej bizneseve të ndryshme duke marrë përsipër disa shërbime që kishin të bënin me rritjen e imazhit, kryesisht të lokaleve.

Hetimi ndaj tij nisi pas kallëzimeve të shumta të bëra në policinë e kryeqytetit nga bizneset e mashtruara. Prokuroria e Tiranës e ka pasur të pamundur ta kontaktojë fizikisht 42-vjeçarin francez por është lidhur me të nëpërmjet telefonit.

Por shtetasi i huaj ka mohuar të ketë marrë përsipër këtë shërbim, duke u deklaruar autoriteteve shqiptare se ai kishte marrë përsipër vetëm shërbime marketing dhe ai nuk ishte tutor. Gjithashtu 42-vjeçari ka pranuar se nuk kishte asnjë certifikatë apo diplomë në lidhje profesionin që kishte marrë përsipër të kryente në Shqipëri, madje nuk ishte regjistruar as në Zyrën e Punësimit.

Prokuroria ka arritur në konkluzionin se shtetasi francez duke shfrytëzuar shtetësinë franceze krijonte iluzione te  persona të ndryshëm për një aftësi menaxhuese apo për mundësi financiare dhe në këtë mënyrë i mashtronte ata duke u marrë pasuri apo shuma të konsiderueshme në euro pa u ofruar shërbimet përkatëse.