Menu

Matura

Publikohen rezultatet e provimit të Maturës: Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore. Ky provim u zhvillua më 7 qershor, ndërsa u deshën disa ditë që të shpalleshin rezultatet me vlerësimet për maturantët.

Më herët u shpallën edhe rezultatet për provimin e Anglishtes. Kujtojmë se edhe këtë vit maturantët u hodhën në protestë në lidhje me testin e Matematikës, pasi pretendojnë se pyetet ishin jashtë programit mësimor.

Pas këtyre ankesave Ministria e Arsimit vendosi për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë për testin e Matematikës.

REZULTATI

KETU:

http://qsha.gov.al/infos/matura_2021/d1/rezultate_d1_2021.pdf

Provimet e Maturës/ Dalin rezultatet e gjuhës së huaj, ministrja Kushi: Nxënësit shkëlqyen

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka bërë publik sot në një publikim të saj në rrjete sociale rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, provimi i parë i organizuar në kuadër të Maturës Shtetërore.

Znj. Kushi është shprehur optimiste për rezultatet e provimeve të maturantëve në tërësi, duke shtuar se në provimin e parë të Maturës Shtetërore, gjuhë e huaj, një pjesë e mirë kanë shkëlqyer me rezultatet e tyre maksimale.

Për sa u përket rezultateve të provimeve të tjera të maturës, Ministrja Kushi ka shprehur urimet më të mira për të gjithë maturantët.

Rreth 34 mijë maturantë, sot në testimin për lëndën e Matematikës

Rreth 34 mijë maturantë do t’i nënshtruan sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore, ku do testohen në lëndën e Matematikës. Provimi do të fillojë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 12:30.

Nuk ka ndryshime në rregullat e mbarevajtjes se provimeve te matures nga viti i kaluar. Në mënyrë kategorike është i ndaluar përdorimi i telefonit gjatë zhvillimit të provimit dhe nëse identifikohet e kundërta, maturanti duhet të mbajë përgjegjësinë e veprimeve të veta. Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë).

Edhe këtë vit maturantët do të zbatojnë rregullat anti-COVID, kjo për shkak të situatës pandemike në të cilën ndodhemi, ku në një klasë nuk do të ketë më shumë se 10-15 maturantë. Në kuadër të masave anti-COVID, nëse një prej maturantëve rezulton pozitiv me COVID-19, nuk mund ta bëjë provimin ditën e sotme, por i jepet mundësia ta zhvillojë në sezonin e vjeshtës.

Më 15 qershor maturantët do të zhvillojnë provimin e lëndës me zgjedhje.

alert.al/