Menu

Olta Xhacka

Forumi i Antalias/ Lajçak dhe Xhaçka: Nuk duhet të ketë më vonesë për hapjen e negociatave

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në forumin e Antaljas me temë “Fqinjët shohin së bashku: E ardhmja e Evropës”, ku merrni pjesë panelistë si europarlamtetari Sergey Lagodisnky, përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak apo ish kryeministri rumun Viktor Ponta.

Ministrja Xhaçka theksoi se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të qëndrojë i përkushtuar ndaj rajonit përmes veprimeve konkrete dhe duke mbajtur premtimet e saj.

“Politika e zgjerimit bazohet mbi parimin e hekurt të vlerësimit të meritës së cdo vendi. Po kjo kërkon edhe parashikueshmëri të procesit, nëpërmjet të cilit cdo arritje standartesh apo kriteresh duhet të çojë në hapin e rradhës në rrugën drejt BE-së. Një proces i tillë, i besueshëm dhe i prekshëm, është një mbështje e pazëvendësueshme për reformat e vështirq që jemi duke zbatuar”, u shpreh ministrja gjatë fjalës së saj.

Lajçak dhe Lagodinsky nëvizuan se nuk duhet të ketë më asnjë vonesë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për tre ditë rradhazi, në Turqi u mbajtën Samiti dhe Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore si dhe Forumi i parë Diplomatik i Antalya ku morën pjesë drejtues shtetesh e qeverish nga mbi 30 vende të botës e ku Shqipëria u përfaqësua nga delegacioni i drejtuar nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

alert.al/

Xhaçka bisedë me ministrin portugez: Konferenca e Parë Ndërqeveritare të zhvillohet siç është premtuar

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj të Portugalisë, Augusto Santos Silva.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Xhaçka shprehet se i është mirnjohese Portugalisë pasi mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE.

Ndër të tjera Xhaçka shkruan se kanë shpresën që Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mbahet ashtu siç është premtuar.

“Telefonatë shumë e mirë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva. Me të vërtetë mirënjohëse për Portugalinë për vullnetin e tyre të mirë dhe përpjekjet për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë dhe BB në  BE. Me shpresë se Konferenca e Parë Ndërqeveritare mund të mbahet ashtu siç është premtuar për t’i hapur rrugë Shqipërisë për të ecur përpara,” shkruan Xhaçka në postimin e saj.

“Mini Shengeni rajonal”, Olta Xhaçka në Nju Jork me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila aktualisht ndodhet në një vizitë pune në Nju York, mori pjesë në takimin online të Ministrave të Jashtëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit.

Ministrja theksoi se Shqipëria është plotësisht e angazhuar në arritjen e qëllimeve të agjendës së përbashkët të tregut rajonal dhe në zbatimin e Planit relativ të veprimit.

Sipas saj, është jetike që reformat e ndërmarra nga vendet e Ballkanit Perëndimor të mbështeten nga një perspektivë e besueshme e integrimit në Bashkimin Evropian të rajonit.

“Procesi i Berlinit ka qenë gjithnjë një instrument në shërbim të një vizioni dhe ambicieje madhështore: integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE. Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda Presidencës Portugeze të BE është kaq e rëndësishme për ruajtjen e besueshmërisë së procesit jo vetëm për dy vendet tona, por për të gjithë rajonin”, u shpreh Ministrja Xhaçka gjatë fjalës së saj.

alert.al/

Ministeriali i NATO-s, Xhaçka flet për vizionin NATO 2030: Duhet strategji për Ballkanin

“Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë kolektive për dekadat që do të vijnë dhe mbështet konceptin e ri strategjik të nismës NATO 2030”.

Ky ka qenë mesazhi kryesor i Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, mbajtur sot virtualisht. Ministrja Xhaçka paraqiti qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet e rëndësishme të vizionit NATO 2030,  duke theksuar gjithashtu rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të unitetit dhe kohezionit të Aleancës.

“Ka ardhur koha që qasja e NATO-s drejt Ballkanit Perëndimor të strukturohet dhe konsolidohet në një strategji të duhur të aleancës në rajon”, nënvizoi ministrja Xhaçka.

Takimet e Ministrave të Punëve të Jashtme dhe atyre të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, i paraprijnë  përgatitjeve për takimin e nivelit të lartë të krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Aleancës, i cili do të mbahet më 14 qershor në Bruksel.

Ky samit pritet të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet transatlantike, duke dhënë një mesazh të vendosur mbi unitetin dhe kohezionin transatlantik, si dhe të marrë vendime strategjike mbi adaptimin e NATO-s në të ardhmen.

alert.al/

Xhaçka: Aplikoni për të qenë pjesë e ekipit përfaqësues të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, i është drejtuar të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit me një thirrje për t’u bërë pjesë e task-forcës që pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. 

Sipas kryediplomates, Shqipëria pritet të zgjidhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB që do të mbahet më datë 11 qershor 2021.

Ministrja Xhaçka bën me dije se aplikimi do të mund të bëhet në një dritare të veçantë në faqen zyrtare të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku do të ketë udhëzime të mëtejshme për dokumentacionin që duhet dorëzuar dhe fushat e ekspertizës që kërkohen.

“Kemi vendosur që t’u drejtojmë një thirrje të hapur të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, që të bashkëpunojnë me ne për realizimin me sukses të këtij misioni historik. Ne duam që Shqipëria të prezantohet në Këshillin e Sigurimit me Dream Team, Ekipin e saj të Ëndrrave. Një ekip, ku do të ketë një ndërthurje të diplomatëve më të mirë e më me shumë përvojë të shërbimit tonë diplomatik dhe të ekspertëve e profesionistëve më të mirë nga çdo vend ku jetojnë e punojnë shqiptarë. Prandaj, dua t’ju bëj sot një thirrje të gjithë atyre djemve e vajzave, burrave e grave, që me shumë punë e mund kanë arritur të ndërtojnë karriera të suksesshme, të gjithë profesionistëve të talentuar, që aplikojnë për tú bërë pjesë e Ekipit tonë në Këshllin e Sigurimit”, u shpreh ajo në video-mesazhin drejtuar qytetarëve shqiptarë.

Kryediplomatja Xhaçka theksoi se aplikimet do të vlerësohen nga një Komisionin i posaçëm që do të ngrihet në MEPJ për të përzgjedhur pastaj në finale fituesit, të cilët do t’i atashohen Ekipit në Këshillin e Sigurimit, në Nju Jork, si ekspertë për vitet 2022 – 2023.