Menu

perdhunimi i pastrueses

"E përdhunoi 7 orë”, ky është personi që abuzoi me pastruesen shqiptare në Athinë

Policia greke ditën e djeshme arriti të arrestonte autorin e dyshuar për përdhunimin e një shtetase shqiptare në Greqi.

Mediat vendase bëjnë me dije se 35-vjeçari është një person me precedente penale të mëparshme, për dhunë brenda famijes.

Fotoja e tij po bën xhiron në të gjitha mediat, ndërkohë që prokuroria greke pritet të marrë masën e dënimit për 35-vjeçarin.

Kujtojmë se dy ditë më parë, në media bëri bujë rasti i 50-vjeçares shqiptare, e cila teksa ishte duke pastruar në një pallat në Greqi është kapur me forcë nga shtetasi bullgar, i cili e përdhunoi vazhdimisht për gati shtatë orë.

Ajo arriti të shpëtonte vetëm falë ndihmës së dhënë nga një fqinje aty pranë, e cila e kishte dëgjuar 50-vjeçaren teksa ishte duke bërtitur për ndihmë.

Gjatë dëshmisë së dhënë për autoritetet greke dëshmitarja ka bërë me dije se shqiptaren e kishte gjetur në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike.

“E gjeta atë gjysmë të zhveshur me fytyrën e nxirë nga rrahjet dhe të shkatërruar psikologjikisht,” tha ajo.

alert.al/

Përdhunimi i pastrueses shqiptare/ Dëshmitarja: E gjeta gjysmë të zhveshur, të dhunuar

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përdhunimi që iu bë një ditë më parë, një 50-vjeçareje shqiptare në Athinë. Një grua, e cila ka parë të gjithë ngjarjen, ka rrëfyer në polici atë që ka parë..

“E gjeta gjysmë të zhveshur, me fytyrë të deformuar nga rrahjet. Ajo ishte strukur, ishte në gjendje të rëndë psikologjike”, mësohet të ketë thënë gruaja.

“Jam e para e cila pashë 50-vjeçaren. Ishte gjysmë e zhveshur dhe me një fytyrë të shndërruar nga plagët, psikologjikisht ajo ishte shumë keq. E përdhunuan dhe e rrahën 7 herë. Ishte e vrarë në fytyrë.”, shprehet gruaja.

Ajo tregoi edhe mënyrën si gruaja arriti të arratisej pas momenteve të gjata të tmerrit që përjetoi brenda apartamentit të 35-vjeçarit bullgar. “Gruaja arrti të dilte nga dritarja e ballkonit për të shpëtuar. Ndërkohë ai, përdhunuesi ishte brenda dhe bërtiste.”, tha ajo.

Ajo gjithashtu tha e revoltuar se policia nuk erdhi në kohë! U vonua dhe sipas saj kjo i ka dhënë mundësi përdhunuesit të largohej nga banesa. Sipas dëshmitares e cila është një banore në pallatin ku banonte edhe 35-vjeçari me origjinë nga Bullgaria, zbuloi se ai ushtronte dhunë fizike dhe ndaj mamasë së tij, e cila për ironi të fatit ishte pastruese në profesion.

Ajo në fund të dëshmisë së saj mbi ngjarjen tha gjithashtu se kur komshiu i saj, zbuloi se ajo ndihmoj viktimën e tij kërcënoi atë dhe vajzën e saj.“Ai tha se do të na mbyste. Policia na ka dhënë urdhër të qëndrojmë në shtëpi dhe mos të hapin dyer e as dritare. Po jetojmë me frikë”, tha ajo.

Kujtojmë që 50-vjeçarja shqiptare, ishte duke pastruar në një pallat, kur një i ri nga Bullgaria, e tërhoqi me forcë në apartamentin e tij. Ai për orë të tëra e ka përdhunuar gruan, duke i shkaktuar dhe dëmtime të rënda në trup.

Aktualisht gruaja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa mësohet, se autori i dyshuar është ende në kërkim nga policia. Efektivët janë duke hetuar të gjithë pistat, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në përdhunim të jenë përfshirë më shumë se 1 person.
Gra dhe vajza greke kanë dalë në protestë në mbështetje të gruas, me parulla nëpër duar dhe sloganin “Asnjëra nuk është vetëm”.