Policia greke ditën e djeshme arriti të arrestonte autorin e dyshuar për përdhunimin e një shtetase shqiptare në Greqi.
Mediat vendase bëjnë me dije se 35-vjeçari është një person me precedente penale të mëparshme, për dhunë brenda famijes.
Fotoja e tij po bën xhiron në të gjitha mediat, ndërkohë që prokuroria greke pritet të marrë masën e dënimit për 35-vjeçarin.
Kujtojmë se dy ditë më parë, në media bëri bujë rasti i 50-vjeçares shqiptare, e cila teksa ishte duke pastruar në një pallat në Greqi është kapur me forcë nga shtetasi bullgar, i cili e përdhunoi vazhdimisht për gati shtatë orë.
Ajo arriti të shpëtonte vetëm falë ndihmës së dhënë nga një fqinje aty pranë, e cila e kishte dëgjuar 50-vjeçaren teksa ishte duke bërtitur për ndihmë.
Gjatë dëshmisë së dhënë për autoritetet greke dëshmitarja ka bërë me dije se shqiptaren e kishte gjetur në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike.
“E gjeta atë gjysmë të zhveshur me fytyrën e nxirë nga rrahjet dhe të shkatërruar psikologjikisht,” tha ajo.
alert.al/


