Menu

Përgjegjëse Sektori

Monitorimi i Ujërave në Fermat Shqiptare sipas Modelit Amerikan: Parandalimi i Gripit të Shpendëve dhe Nevoja për Investime në Aktivizimin e Laboratorëve nga UBT

Në emisionin “Alert” me Granit Sokolaj  i ftuar Kujtim Mersini, epidemiolog dhe veterinar, u diskutua për rëndësinë e monitorimit dhe testimit të ujërave të përdorura në fermat për të identifikuar prani të mundshme të gripit të shpendëve. Ky proces, që tashmë aplikohet në Shtetet e Bashkuara, mund të realizohet edhe në Shqipëri, përmes laboratorit të Universitetit të Bujqësisë, i cili është i gatshëm të aktivizohet nëse ka investime nga Ministria e Bujqësisë.

Ky monitorim është shumë i rëndësishëm për parandalimin e shpërthimeve të mundshme të gripit të shpendëve, pasi mund të identifikojë sëmundjet në fazat e para dhe të mundësojë marrjen e masave parandaluese nga fermerët më herët. Koha është faktor kyç në këtë proces, sepse çdo vonesë mund të shkaktojë pasoja të rënda, si ngordhjen e kafshëve. Testimi dhe monitorimi i ujërave mund të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe parandalimin e epidemive në fermat shqiptare.

Ekspertët paralajmërojnë: Mishi duhet trajtuar termikisht, derrat të mbahen nën monitorim për rrezikun e gripit.

Në këtë periudhë epidemie, autoritetet kërkojnë kujdes të shtuar për konsumatorët, veçanërisht për mishin, i cili duhet të trajtohet termikisht për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve infektive. Yllka Allaraj, inspektore në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, theksoi rëndësinë e trajtimit të duhur të mishit për sigurinë e konsumatorëve. Ndërkaq, Prof. Dr. Ilirian Kumbe, ekspert në Mjekësinë Veterinare, theksoi se aty ku ka derra, rreziku për përhapjen e gripit është i lartë, pasi mund të transmetohet nga shpendët tek njerëzit. Nëse një derr merr grip nga një punonjës ose nga shpendët, mund të krijohet një shtamë epidemike, siç mund të ndodhë me gripin H5N1. Për këtë arsye, ai rekomandon që derra në këto zona të mbahen nën monitorim të vazhdueshëm për të parandaluar shpërthimin e mëtejshëm të sëmundjeve.Këto këshilla dhe rekomandime u dhanë në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Alert”, i moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, ku theksi ishte tek rëndësia e masave të menjëhershme për të parandaluar përhapjen e epidemive dhe për të siguruar shëndetin e qytetarëve.https://fb.watch/x55g3n-MDS/?

Kujtim Mersini:Murtaja Afrikane e Derrave Nuk Përbën Rrezik për Njerëzit,Keqinformimi Dëmton Ekonominë

Murtaja Afrikane e Derrave, një sëmundje e rrezikshme për kafshët, ka ngritur shqetësime në Shqipëri, por ekspertët e sigurojnë publikun se nuk ka asnjë rrezik për njerëzit. Sipas Kujtim Mersinit, epidemiolog dhe pedagog në UBT, paniku i shkaktuar nga lajmet e pasakta dhe keqinformimi ka ndikuar negativisht në ekonominë vendase, duke ulur kërkesën për mish derri dhe produkte të tjera ushqimore.

Mersini thekson se komunikimi i qartë dhe i saktë është thelbësor për të parandaluar dëmet ekonomike dhe për të siguruar një menaxhim të duhur të situatës. Ai apelon për një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve dhe qytetarëve, duke u siguruar që informacioni të jetë i drejtë dhe i shpejtë për të shmangur keqkuptimet dhe pasojat negative https://fb.watch/x4DLg6u4-V/?

Allaraj: AKU ka bërë kontrollet e nevojshme për virusin e shpendëve dhe derrave në vend

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Yllka Allaraj, Inspektore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit tha se AKU-ja ehte përgjegjës për produkte të sigurta dhe se ka bërë të gjitha kontrollet për murtajën e derrit dhe influencën aviare.

Allaraj: AKU-ja është përgjegjës për produkte të sigurta. Në momentet e para të rasteve të para për murtajën e derrave dhe influencën aviare, për të gjitha vatrat që janë identifikuar, të gjitha janë bërë me dije ne bashkëpunim me Autoritetin e Veterinarisë dhe bimëve. Kemi shumë bashkëpunim.

Trupat inspektuese kanë monitoruar operatorët e biznesit ushqimor ku mund të kalojë mishi. Në rastin e murtajës së derrave, gjithashtu është monitoruar nga njësitë inspektuese dhe janë parë elementet kryesore që përbëjnë një ushqim të sigurt.https://fb.watch/x3H4mn1Gze/?

Kumbe: Nëse preket industria e derrave është katastrofë, e çon biznesin në faliment

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, llirian Kumbe, Profesor i Mjekësisë Veterinare, ekspert u shpreh se nëse preket industria e derrave është katastrofë.

Kumbe: Nëse preket industria e derrave ehte katastrofë. Këtë e tregoi rasti i Kinës ku ra mishi i derrit me 50% dhe u rritën kostot. Syri duhet të jetë tek ato komplekse industriale që janë ngritur sot sepse prekja e derreve në komplekse ehte katastrofë. Ecen biznesin në faliment!

Ekonomitë e vogla janë bunker antikrizë. Ajo familje që ka pak të ardhura dhe kur ka dy derra nxjerr ushqimit. Pastaj mund të përhapet edhe me therjet e pakontrolluara.https://fb.watch/x3GVv14fF5/?

Shehu: Prania e virusit ka ardhur si pasojë e shpendëve migratorë, kushtet klimatike favorizuese

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Gëzime Shehu, Përgjegjëse Sektori, AKVMB Tiranë tha se prania e virusit të shpendëve ka ardhur nga ata që janë migratorë.

Shehu: Prania e këtij shtami në Pezë Helmëz dhe Sarandë. Në rastet e fundit që kemi në Tiranë mund të themi se kanë qenë në një afat kohor prej dy muajsh dhe në një rreze 15 kilometra. Prania e këtij virusi ka qenë në zonat ku kemi basene ujore.

Kemi të bëjmë me një prani virusi ku shkaktari kryesor është prania e virusit si rezultat i shpendëve migratorë. Kushtet klimatike janë favorizuese për këtë shpendë duke bërë që të riciklohet virusi dhe kemi praninë e tij herëpashere.https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02G3eLiPg63PegE4Tx3LezE5t8aCUzAaRotUchyWFWN2W1KQWu99DeefK2Soxb85h8l&id=100063510612349

Mersini: Murtaja e derrit është shumë ngjitëse, do të vazhdojë të përhapet, po merren masa

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Kujtim Mersini, Epidemiolog Veterinar, pedagog në UBT tha se murtaja e derrit është shumë ngjitëse dhe do të vazhdojë të përhapet.

Mersini: Murtaja e derrit është shumë ngjitëse dhe do të vazhdojë të përhapet. Epiqendra më e lartë  derrave në shqipëri ishte në ishull Lezhë dhe aty ndodhi konfirmimi i rasteve. Por duhet të presim rastet e tjera, sepse po bëjmë maksimumin për ta kontrolluar këtë epidemi.

Janë shumë faktorë që favorizojnë sëmundjen dhe na shtojnë ne barrën për ta kontrolluar. Ne kemi ngritur postblloqe dhe kemi parë një aktivitet të shtuar të policisë së shtetit, duke vendosur një bashkëpunim të mirë në disa pika.https://fb.watch/x3Fs9-ZX_1/?