Dashamir Elezi, President i Organizatës Shqiptare të Sommelierisë, i ftuar në emisionin “Alert” në Ora News, theksoi se në Shqipëri prodhimi dhe konsumimi informal janë një nga sfidat kryesore për zhvillimin e sektorit të verës. Ai shpjegoi se ligji parashikon një kufi prej 11 hektarësh për prodhimin e verës, duke lënë jashtë ata prodhues që kanë më pak se 1 hektar, duke i penalizuar ata që janë të vegjël. Elezi solli shembuj nga vendet e tjera, si në Burgonj në Francë, ku një shishe vere mund të shitet nga 300 deri në 500 euro, dhe theksoi se kjo ka një vlerë të jashtëzakonshme për jetën e prodhuesit.
Ai shtoi se për prodhuesit e vegjël, të cilët kanë vetëm 1 hektar vresht, vera shpesh shërben për konsum personal dhe nuk mund të shitet me çmimet e tregut. Elezi gjithashtu theksoi se 85% e prodhimit të verës duhet të jetë nga kultivari autokton i zonës, ndërsa 15% mund të jenë kultivarë të tjerë vetëm nga e njëjta zonë. Ai e sqaroi këtë duke dhënë shembuj, duke thënë se nuk mund të merret një kultivar nga një zonë dhe të transferohet në një tjetër për të pretenduar se është origjina e saj. Sipas Elezit, shoqatat përkatëse kanë përgatitur propozimet dhe tani është detyrë e Ministrisë që t’i miratojë ato, duke siguruar ndjekjen rigorozisht të procesit për të mbrojtur emërtimet e origjinës dhe cilësinë e verërave shqiptare.https://fb.watch/xnDPwZXn-u/?