Menu

QTTB Vlorë

Ligji për Verën dhe Vreshtarinë/ Elezi: Prodhimi dhe konsumimi informal penalizojnë prodhuesin shqiptar, rëndësia e kultivarëve dhe emërtimit të origjinës

Dashamir Elezi, President i Organizatës Shqiptare të Sommelierisë, i ftuar në emisionin “Alert” në Ora News, theksoi se në Shqipëri prodhimi dhe konsumimi informal janë një nga sfidat kryesore për zhvillimin e sektorit të verës. Ai shpjegoi se ligji parashikon një kufi prej 11 hektarësh për prodhimin e verës, duke lënë jashtë ata prodhues që kanë më pak se 1 hektar, duke i penalizuar ata që janë të vegjël. Elezi solli shembuj nga vendet e tjera, si në Burgonj në Francë, ku një shishe vere mund të shitet nga 300 deri në 500 euro, dhe theksoi se kjo ka një vlerë të jashtëzakonshme për jetën e prodhuesit.

Ai shtoi se për prodhuesit e vegjël, të cilët kanë vetëm 1 hektar vresht, vera shpesh shërben  për konsum personal dhe nuk mund të shitet me çmimet e tregut. Elezi gjithashtu theksoi se 85% e prodhimit të verës duhet të jetë nga kultivari autokton i zonës, ndërsa 15% mund të jenë kultivarë të tjerë vetëm nga e njëjta zonë. Ai e sqaroi këtë duke dhënë shembuj, duke thënë se nuk mund të merret një kultivar nga një zonë dhe të transferohet në një tjetër për të pretenduar se është origjina e saj. Sipas Elezit, shoqatat përkatëse kanë përgatitur propozimet dhe tani është detyrë e Ministrisë që t’i miratojë ato, duke siguruar ndjekjen rigorozisht të procesit për të mbrojtur emërtimet e origjinës dhe cilësinë e verërave shqiptare.https://fb.watch/xnDPwZXn-u/?

Ligji për Verën dhe Vreshtarinë/ Elezi: Kaberneti dhe kultivarët autoktonë, si përshtaten me klimën dhe zonën pas 50 vitesh kultivimi

Në një intervistë për emisionin “Alert” në Ora News, të moderuar nga Granit Sokolaj, Dashamir Elezi, President i Organizatës Shqiptare të Sommelierisë, theksoi se ka një ligj ndërkombëtar që i përket kultivarëve autoktonë dhe atyre që bëhen autoktonë pas 50 vitesh kultivimi. Ai shpjegoi se një kultivar, që fillimisht mund të jetë i huaj, mund të konsiderohet autokton pas 50 vjetësh dhe të marrë një klasifikim të tillë, siç ndodh në shumë vende, përfshirë Itali dhe Francë. Për shembull, në zonën e Emilia-Romanisë, kaberneti mund të klasifikohet si autokton dhe të marrë emra specifikë të zonës, si në rastin e “Porto Manias”. Elezi përmendi se, njësoj siç ndodh me një njeri që pas 50 vjetësh ndryshon dialektin dhe përshtatet me ambientin ku jeton, ashtu ndodh edhe me hardhinë që përshtatet me klimën dhe terrenin e një zone të caktuar, duke krijuar një karakteristikë të veçantë të verës së atij rajoni.https://fb.watch/xnC9NargCb/?

Adhurim Lazaj: Sektori i verës, i fuqizuar pas viteve '90' përballet me kosto të larta dhe nevojë për bashkëpunim më të fortë mes prodhuesve dhe përpunuesve.

Adhurim Lazaj, i ftuar në emisionin “Alert” në Ora News, i moderuar nga Granit Sokolaj, tha se:Sektori i përpunimit të verës ka bërë përpjekje të mëdha për t’u forcuar pas viteve ’90, por ende përballet me disa sfida të mëdha. Lazaj theksoi se, edhe pse ka shumë kantina dhe përpunues që kanë konkurruar me verërat ndërkombëtare, sektori ka ende kosto të larta, përfshirë ato për rrushin dhe prodhimin. Një tjetër pengesë është sipërfaqja e vogël e njësive të vreshtave, që ndikon në rritjen e kostove dhe vështirësinë e ekonomisë së shkallës. Ai theksoi se për të përmirësuar cilësinë dhe për të siguruar konkurrueshmërinë, është e domosdoshme një bashkëpunim më i ngushtë ndërmjet prodhuesve, përpunuesve dhe marketingut, deri te konsumatori.https://fb.watch/xnAFX8v-MW/?

 

Elezi: Nevoja për Standardizim dhe Rregulla Të Qarta në Prodhimin e Verës Shqiptare

Dashamir Elezi, President i Organizatës Shqiptare të Sommelierisë, ftuar në emisionin “Alert” nga Granit Sokolaj në Ora News, theksoi rëndësinë e vendosjes së protokolleve të qarta dhe standardeve për prodhimin e verës shqiptare. Ai e trajtoi shqetësimin e etiketimeve dhe origjinalitetit të produkteve, duke sugjeruar që nëse një shishe vere shqiptare eksportohen në tregje ndërkombëtare, konsumatorët duhet të kenë besim se ato janë autentike dhe përputhen me standartet ndërkombëtare. Sipas Elezit, është e rëndësishme që të vendosen protokolle të qarta të prodhimit dhe që laboratorët e kontrollit të jenë të licencuar dhe të aftë, pavarësisht nga pozitat politike. Ai theksoi se çdo dyshim mbi cilësinë dhe origjinën mund të dëmtojë besueshmërinë e produktit dhe të ndikojë negativisht në reputacionin e verës shqiptare.https://fb.watch/xmfQ2WIEJS/?

Lazaj: Ligji për Mbrojtjen e Prodhimit Vendas dhe Vështirësitë e Krahasimit me Standardet Ndërkombëtare

Adhurim Lazaj, përfaqësues i QTTB Vlorë, ftuar në emisionin “Alert” nga Granit Sokolaj në Ora News, theksoi rëndësinë e ligjit për mbrojtjen e prodhimit vendas, veçanërisht për rrushin që përdoret për prodhimin e verës. Ai diskutoi vështirësitë që përballen vreshtarët dhe prodhuesit shqiptarë, duke theksuar mangësitë që kanë në krahasim me prodhuesit ndërkombëtarë që i përmbahen standardeve më të larta. Sipas Lazajt, është e nevojshme që prodhimi vendas të mbështetet dhe të rritet për të konkurruar më mirë në tregun ndërkombëtar.https://fb.watch/xmeKCibgCk/?

Mbështetje për Prodhimin e Verës Shqiptare / Apel nga Granit Sokolaj: Një Rregullore e Nevojshme për Të Forcuar Konsumin e Verës Shqiptare në Baret dhe Restorantet e Vendit

Granit Sokolaj apelon për një ndryshim ligjor që do të mundësonte rritjen e prodhimit dhe konsumit të verës shqiptare në baret dhe restorantet e vendit. Ai sugjeron që çdo subjekt që ka një NIPT dhe shet verë të jetë i detyruar të ofrojë të paktën gjysmën e verës shqiptare në menutë e tij. Sokolaj kërkon që të miratohet një udhëzim dhe kontroll rigoroz nga inspektorët e higjenës dhe AKU, që të sigurohet se vera e prodhuar në vend është prioritet në çdo bar dhe restorant.
Ai sjell shembullin e Kosovës, ku verërat vendase janë të preferuara dhe kërkohet që edhe Shqipëria të adoptojë një politikë të ngjashme. Me këtë ndryshim, ai beson se do të arrihet një edukim i konsumatorëve dhe do të rritet konsumimi i verës shqiptare, duke mbështetur kështu ekonominë dhe industrinë lokale.https://fb.watch/xmdCROvhS3/?

Susaj: Vreshtaria është lënë në degradim, ligji verën ka të njëjtat problematika si në vitin 2002

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Prof. Dr. Lush Susaj, Profesor i Vreshtarisë dhe Ampelografisë, UBT tha se vreshtaria ka qenë dhe do të mbetet, është aristokracia e bujqësisë

Susaj: Vreshtaria ka qenë dhe do të mbetet, është aristokracia e bujqësisë. Në vend që të prodhojë mirëqenie, marka dhe turizëm, është degraduar deri në këtë pikë. Për mua para se të futem në ligj, këtë ligj e kam mbajtur për 2 vite me shkrime që të përmirësohet.

Nuk është përmirësohet si ligj. Më tha ministrja e Bujqësisë hajde kontribuua, por ligjin e kishte bërë tjetër person se kishte marrë lekët. Mua nuk më ka bërë partia apo shteti. Ligji i vreshtarisë për fat e kam parë. Ky ligj ka të njëjtat probleme si në 2002.https://fb.watch/xkNI8WQV1r/?

Ligji për verën dhe vreshtarinë/ Elezi: Doganat duhet t’i japim më shumë hapësirë prodhuesit shqiptar

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Dashamir Elezi, President i Organizatës Shqiptare të Sommelierisë tha se Doganat duhet t’i japim më shumë hapësirë prodhuesit shqiptar që të bëjë këto eksperimentime me llojet e verërave.

Elezi: Ka një ngërç edhe në shifra. Sepse vërtetë mund të duhen 5000 litra, ndoshta janë pak apo shumë, por duhet te kemi parasysh madhësinë e kantinës. E mbështes atë që tha profesori se personi mund të bëjë eksperimente, a e duam ne produktin cilësor?

Duhet të japim një sasi limit një prodhuese në bazë të litrave që prodhon në mënyrë që ai të eksperimentojë sepse nëse nuk shkon mirë ai do ta hedhë ose do ta distilojë. Doganat duhet t’i japim më shumë hapësirë prodhuesit shqiptar që të bëjë këto eksperimentime.https://fb.watch/xkNhaKiGYN/?

Ligji për verën dhe vreshtarinë/ Belba: Ligji lë për të dëshiruar, ka shumë gjëra për tu rregulluar

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Fatbardh Belba, Kryetar, Unioni i Prodhuesve të Verave, Shqipëri tha se Ligji për verën dhe vreshtarinë lë për të dëshiruar, ka shumë gjëra për tu rregulluar.

Belba: Ligji lë për të dëshiruar sepse ka shumë pak që duhen diskutuar edhe pse ne kemi qene pjesë e grupit për përpilimin e ligjit. Me ligjin kuptoj edukim. Kjo do të thotë që të gjithë të edukohemi si grupe interesi që të marrim pjesë për të mirën e gjithë kombit.

Ne kemi shumë gjëra për të rregulluar tek ky ligji, por disa gjëra na interesojnë që të vetërrotullohen dhe të ndahen zonacionet se ku do të prodhohet një tip vere. Kjo të jetë në raport me identitetin dhe varietetin e një zone të caktuar.https://fb.watch/xkMOoBRr3i/?

Ligji për verën dhe vreshtarinë/ Tafaj: Është bërë edhe nga ekspertë të huaj, i përafruar me BE-në

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Shpëtim Tafaj, QTTB Fushë-Krujë tha se vërejtjet për ligjin janë më të drejtë, por ligji është përgatitur nga një grup pune dhe ekspertë.

Tafaj: Vërejtjet për ligjin janë më të drejtë, por ligji është përgatitur nga një grup pune dhe ka pasur edhe ekspertë të huaj aty. Sigurisht që mund të ketë probleme, por citohet se është përafruar me shumicën e rregullave të Komisionit të BE-së.

Ky ligj nga ana e ministrisë së Bujqësisë është shoqëruar me akte nënligjore dhe disa rregullore, dhe me disa urdhra nga ministri që e shoqërojnë ligjin. Këto urdhra rregullojnë prodhimin, regjistrimin, marketingun dhe tregtimin.https://fb.watch/xkMoIEzdh7/?