Menu

protesta

"Wind of change" në Kubë, protestuesit me parulla nëpër duar brohorasin: Poshtë diktatura!

U shënua viktima e parë dhe qindra të arrestuar nga trazirat e ditëve të fundit në protestat masive në Kuba kundër qeverisë komuniste për shkak të përjetimit të krizës më të rëndë ekonomike të 30 viteve të fundit. 36-vjeçari Diubis Laurencio Tejeda, ishte njëri prej protestuesve që prej ditës së diel qëndron në shesh duke protestuar për liri dhe rrëzimin e diktaturës, por humbi jetën pas një përplasjeje masive mes protestuesve dhe policisë.

Sipas ministrisë së brendshme, viktima ishte pjesë e një grupi që sulmoi strukturën e qeverisë, ndërsa dëshmitarët okularë pretendojnë se ai është një ndër personat që u ndoqën nga policia.

Protestat të cilat janë edhe të rralla në një vend si Kuba, nisën ditën e diel për shkak të mungesës së ushqimit, rritjes së çmimit të ilaçeve dhe trajtimin e pandemisë nga qeveria.

Diaz-Canel, i cili drejton Partinë Komuniste, fajësoi për këtë kryengritje sanksionet tregtare të SHBA pasi vitet e fundit aktiviteti tregtar në vend është ngushtuar gjithnjë e më shumë.

Díaz-Canel gjithashtu i nxiti mbështetësit e tij të përballen fizikisht me protestuesit. “Urdhri për të luftuar është dhënë.”, tha ai.

Me parulla nëpër duar “Poshtë diktatura” dhe shpirt që nuk dorëzohet mijëra qytetarë kanë vendosur që pavarësisht gjithçkaje protesta të vazhdojë.

alert.al/

Kuçovë, banorët përleshen me policinë, kundërshtojnë shpronësimin

“Më merrni ja ku jam, më vrisni. Jam e vrarë se dua të ushqej fëmijët.”

Kjo është thirrja që dëgjohet në përplasjen mes policisë dhe banorëve të Lumasit gjatë protestës ditën e sotme, 7 qershor.

Kjo banore e fshatit Lumas në Kuçovë kundërshton shpronësimin për shkak të ndërtimit të ujësjellësit. “Unë jam socialiste prej 30 vjetësh dhe këtë pasuri nuk ma kanë marrë, e dinë që të gjithë”, tha ajo sot në mëngjes.

“Kërkojmë të drejtën tonë që ushqehemi me këtë pasuri. Ai burim është nga Perëndia, e ka nxjerrë në sipërfaqe dhe jo ta fusim në dhe ta fshehim. Iku koha e Enver Hoxhës, iku zotërinj. I bëj thirrje policisë që është zonë e mbrojtur e kategorisë së drejtë.  Unë jam socialist prej 30 vjetësh dhe këtë pasuri nuk ma kanë marrë, e dinë që të gjithë”, deklaroi protestuesja për mediat. /RTVora/

alert.al/