Menu

ryshfet

Morën 3.8 milionë lekë ryshfet për të operuar 17-vjeçarin e plagosur në masakrën e Velipojës, lihen në burg mjekët

Gjykata e Shkodrës vendosi të lërë në burg dy mjekët e spitalit të Traumës në Tiranë, Ervin Sulaj dhe Serdi Memini të akuzuar se morën para për trajtimin e 17 vjeçarit Elmidin Dyli, i mbetur të plagosur në përplasjen me armë  në Velipojë, ku katër persona humbën jetën.

Në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë u zbulua se në pranga është vënë edhe infermierja nga Shkodra, Diellë Macaj e cila po ashtu mbeti në qeli. Sipas dosjes hetimore, kjo e fundit është përgjuar në një bisedë telefonike me nënën e 17 vjeçarit, duke i thënë se do t’i çojnë dhuratë 500 mijë lekë të vjetra doktorit por pa përmendur emrin se cilit prej tyre.

Infermierja Macaj sipas transkriptit e ka mbështetur në atë bisedë duke i thënë se “është mirë t’ia dërgosh dhuratën”.

Kaq ka mjaftuar që policia e kishte familjen Dyli nën përgjim për përplasjen me armë,  të kërkojë arrestimin e dy mjekëve të Traumës dhe infermieren e Shkodrës për veprat penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mjeku Ervin Sulaj, I cili ishte në sallën mohoi akuzën për marrje rryshfeti, duke deklaruar se ai dhe kolegu i  tij janë marrë vetëm me operacionin e Elmidin Dylit. Ndërsa masa për mjekun kirurg Serdi Memini u zhvillua në mungesë, pasi ai ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë për probleme shëndetësore.

Në pranga  u vu edhe, Fatbardh Dyli babai i 17 vjecçarit hetimi ndaj të cilit do të vazhdojë në gjendje të lirë me kërkesë të Prokurorisë . Ai dyshohet se u dha mjekëve 377 mijë lekë dhe 55 euro, të cilat më pas janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë gjykata e Shkodrës rrëzoi kërkesën e prokurorisë së Shkodër që dosja ti kalojë SPAK për hetim të mëtejshme.

alert.al/

Babai i të plagosurit në Velipojë dha 4 milionë lekë për operacionin, arrestohen dy mjekët e Traumës

Dy mjekët, Serdi Memini dhe Ervin Sulaj janë arrestuar pasi kanë marrë ryshfet nga babai i njërit prej të plagosurve të Velipojës, i përfshirë në ngjarjen e rëndë ku u vranë 4 persona. Babai i E.D, të plagosurit në Velipojë pasi ka mbërritur i biri në Tiranë dhe i kanë bërë operacionin mjekët, dyshohet se u ka dhënë rryshfet mjekëve.

Mësohet se në datën 27 qershor, i ati i pacientit, shtetasi E. D. dyshohet se iu ka dhënë mjekut kirurg ortoped dhe mjekut anestezist 377.000 lekë të reja dhe 55 euro për kryerjen e operacionit. Gjithashtu është ndaluar për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, 40-vjeçari Fatbardh Dyli.

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bisturia”.  Vihen në pranga një mjek kirurg dhe një mjek anestezist, si dhe një shtetas që iu ka dhënë këtyre dy mjekëve, një shumë parash për të kryer operacionin e djalit.  Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale paratë që kanë marrë mjekët për kryerjen e operacionit.  Strukturat Hetimore të DVP Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, me mbështetjen e forcës së Posaçme “Shqiponjat” të Drejtorisë Vendore të Policisë  Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bisturia”. Në kuadër të operacionit u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasve: S. M., 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë dhe E. S., 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë. Gjithashtu u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasit F. D, 40 vjeç, banues në Shkodër.  Ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu S. M. dhe anestezisti E. S. i kanë bërë shtetasit E. D., i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor, në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi F. D. dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit.  Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Shkodër.

(Video) Polici i qarkullimit nuk joshet nga 1 mijë lekëshja, nami me gjoba në aksionin e mbrëmshëm

Një shofer furgoni që u kap në kundërbajtje tentoi t’i japë 1 mijë lekë policit të Qarkullimit, por ky e ka arrestuar për korrupsion. Ngjarja u raportua në aksionin e policisë për shoferët “problematikë”. Gjithashtu një shoferi iu gjetën një sasi lënde narkotike.

Njoftimi i Policisë

Në zbatim të detyrave të caktuara në planin e veprimeve për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë janë angazhuar mbi kohën normale të punës, me të gjitha burimet njerëzore dhe teknike, duke aplikuar forma kontrolli të kombinuara me mjete civile dhe të uniformuara, si në rrugët urbane dhe ato interurbane me risk të lartë për aksidentet rrugore dhe kontrollin e mjeteve që mund të përdoren për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Në fokusin e kontrolleve policore janë mjetet “target problematik”, si dhe shkeljet e verifikuara si shkak për aksidentet rrugore dhe ndikim në rritjen e pasojave që vijnë si rezultat i tyre.

Nga kontrollet e ushtruara përgjatë 72 orëve të fundit, në funksion të parandalimit dhe rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë:

Është arrestuar në kushtet e flagrancës për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasi me iniciale B. T. 28, i cili drejtonte motomjetin pa vendosur targën në vendin e caktuar. Gjatë verifikimit ka rezultuar i papajisur me leje drejtimi dhe nga kontrolli fizik i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis.

Gjithashtu gjatë kontrolleve parandaluese është konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi A. F., 45 vjeç, i cili me qëllim shmangien e ndëshkimit për mosvendosjen e rripit të sigurisë i ka ofruar agjentit verifikues një kartmonedhë me prerje 1000 lekë të rinj.

Janë proceduar penalisht 12 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 78 leje drejtimi, nga të cilat 54 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 9 për shkelje të tjera.

Janë proceduar administrativisht 182 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

Janë proceduar administrativisht 146 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

Janë proceduar administrativisht 24 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi në qendrat e banuara.

Janë proceduar administrativisht 32 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre.

Janë proceduar administrativisht 76 drejtues mjetesh dhe pasagjerë, për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç.

Janë shoqëruar për verifikim, për llogari të strukturave të tjera policore, 6 automjete me targa regjistrimi të shteteve të huaja apo me targa për qarkullim prove.

Gjithashtu janë vendosur edhe 876 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

alert.al/