Menu

Samiti i Tiranes

Komisioneri i BE, Varhelyi flet pa data për negociatat me Shqipërinë, miraton "tregun rajonal" dhe "kartën e gjelbër"

Komisioneri i lartë për Zgjerimin, Oliver Varhelyi thotë se Bashkimi Europian është i gatshëm të financojë planin për krijimin e një tregu të përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Ai tha se gjatë samitit të sotëm mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, është treguar vullnet i madh për ta vënë në zbatim këtë plan që do të krijojë lehtësira për bizneset dhe qytetarët.

Varhelyi tha se është e pakuptimtë që BE të financojë autostrada ndështetërore në Ballkanin Perëndimor, nëse qytetarët detyrohen të ndalojnë në çdo pikë kufitare. E njëjta gjë vlen edhe për tregtarët të cilëve u duhen 6 lloje të ndryshme çerfitikatash për produktet e tyre, u shpreh ai.  Ndërsa për çeljen e negociatave, komisioneri i BE-së qendroi ne kuadrin e deshires, pa dhene ndonje date.

Pjesë nga fjala e Varhelyit gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin Edi Rama:

“Jam veçanërisht i kënaqur që shoh që ky do të jetë fillimi i fundit të krizës së pandemisë dhe ndoshta do të fillojmë t’i rikthehemi mënyrave të mëparshme, të takimeve kaq të rëndësishme të liderëve të Ballkanit. Kjo pasi ka të bëjë me një axhendë të përbashkët të Ballkanit Perëndimor, prangaj ky është një takim kaq i rëndësishëm.

Kemi parë një angazhim shumë të qartë, e kemi parë për krijimin e tregut të përbashkët. Nuk kemi arritur aty ku duam por kemi ende për të bërë. Shohim tashmë edhe projektet e para që po ndikojnë në jetët e njerëzve, heqja e tarifave roaming. Kjo është një arritje shumë e madhe dhe do të ketë ende gjëra shumë të mëdhaja, njohja e kartave ID, diplomave, heqja e lejeve për punë.

Ne jemi të gatshëm të rikonfirmojmë angazhimin tonë, që e kemi vënë në tryezë të diskutimeve. Ky plan nuk ka për të funksionuar nëse rajoni nuk funksionon si një i tërë. Nuk ka kuptim ndërtimi i autostradave nëse automjetet do të ndalojnë në çdo pikë kalimi, po ashtu edhe trenat apo tregëtia nuk ka kuptim nëse do të ketë 6 lloje të ndryshme çertifikatash. Ky plan do të japë rezultat vetëm nëse ky rajon punon për këtë treg rajonal.

Ne kemi një marrëveshje tashmë për financimin e këtij plani nga BE. Programi IPA 3, do të jetë mekanizëm me të cilin do të financohet ky plan. Ne jemi mëse të gatshëm të fillojmë financimin. Ne po hyjmë në muajin qershor që është një muaj kritik për Ballkanin Perëndimor. Dëshirojmë të organizohen konferencat ndërqeveritare me Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky muaj, ky vit mund të jetë vërtet viti i Ballkanit Perëndimor’.

Rama per integrimin

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur konferencën e përbashkët për shtyp me Oliver Varhelyi duke shpjeguar rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

Duke iu referuar një trau, Rama tha se aty është BE, dhe Shqipëria është më poshtë, por ka lidhur fijet dhe vijon tezgjahun.Ai thotë se nëse Shqipëria shkon aty me vlerat, standardet e sistemin, në BE s’kanë çfarë bëjnë. ’Ai trau ku kemi lidhur fijet ne është BE, ne jemi këtu vazhdojmë tezgjahun tonë, fijet janë lidhur, por vijojmë ne, gjithë kjo rrugë. Çfarëdo të bëjnë ata tek trau, po të shkojmë ne aty me vlerat, standardet, e sistemin që funksionon s’kanë çbëjnë, na takon ne. Kini besim, jemi në rrugën e duhur, dhe ne jemi me fat sepse ajo që ka ndryshuar në historinë tonë, para BE dhe pas BE është BE që na ka dhënë mundësinë të kemi traun atje për të lidhur fijet, se ishim me fije.”- tha Rama.

alert.al/

Konferenca Rama-Varhelyi: BE-së që të njohë "kartën e gjelbër" dhe qytetarët e rajonit të lëvizin lirshëm

Kryeministri Edi Rama së bashku me komisionerin Oliver Varhelyi kanë mbajtur një konferencë të përbashkët, pas mbledhjes së samitit me liderët e Ballkanit Perëndimorë. Rama gjatë fjalës së tij ka zbuluar se në samit kanë folur për rimëkëmbjen ekonomike. Ai tha se u mblodhën për 4 liritë e Evropës. Kreu i qeverisë tha se janë të palëkundër sa i përket “Shengelit Rajonal”, duke e quajtur një akt strategjik. Ndër të tjera ai tha se liderët e Ballkanit Perëndimorë i kanë kërkuar komisionerit që të gjithë qytetarët e pasjisur me “kartën jeshile” të lejohen që të lëvizin lirshëm në Evropë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Falenderoj komisonierin që ndryshoi axhetën dhe për të ardhur në këtë takim.  Së pari, sepse trë gjithë së bashku jemi mbledhur për të shtyrë përpara një proces që nuk ka rëndësi sesi e quan njëri apo tjetri por ka rëndësi që të coj përpara jetësimin e europoës në rajonin tonë, dhe nga ana tjetër sepse mbështetet nga një paket financianerë në kudër të një plani ekonomik dhe investimesh të BE. Është për të përmirësimit rrënjësiht infrastrukturën rrugore, hekurudhore portuale, të interkonektivitetit si dhe të dixhitalizimit.

Ishte një kënaqësi sepse takimi nuk ishte virtual, sepse ne kemi mundësinë që t’i mirëpresin miqtë tanë pa masa shtërnguse dhe besoj që edhe komisioneri edhe delegacioni ndihen mirë që maskat e Brukselit i hoqi në Tiranë dhe se gjërat tani më janë konkrete. Planet e punëve janë konkrete. Ky është një nga ato momente duhet ta pranojmë që BE të veten e bëri deri këtu e ka bërë plotësisht. Na takon ne të bëjmë tonën.

Sot të gjitha vendit i kanë paraqitur kërkesën që “karta e gjelbër dixhitale” e qytetarit të një vendi të rajonit tonë në aspeketin e sigurisë të njihet në të gjithë hapsirën edhe ne të lëvizim lirshëm. (ne perditesim)

alert.al/

Samiti i liderëve të Ballkanit nis punën, Rama: Shenjë e qartë e vullnetit të Tiranës

Samiti i liderëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor ka nisur paraditen e sotme punimet në Tiranë, me prezencën e Komisionerit të Zgjerimit Oliver Varhelyi. Fjalën i pari e ka marrë kryeministri Rama, për të prezantuar nisjen e punimeve dhe më pas takimi ka vijuar të jetë privat, pa praninë e mediave.

Sipas Ramës, mbajtja e samitit në Tiranë është shenjë e qartë e vullnetit të Shqipërisë për të marrë autorësinë rajonale të zbatimit të planit të BE, për Ballkanin Perëndimor dhe tregun e përbashkët rajonal.

“Ju faleminderit shumë që pranuat ftesën në një kohë kaq të shkurtër. Jam i lumtur që t’ju uroj mirëseardhsjen secilit prej jush në Tiranë. Pjesëmarrja juaj në këtë samit të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor në Tiranë, është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësinë rajonale të zbatimit të planit të BE, për Ballkanin Perëndimor dhe tregun e përbashkët rajonal.

I jam shumë mirënjohës Komisionerit që e nisi dhe e promovojë këtë plan të madh, si një instrument kyç që do na ndihmojë të rimëkëmbemi ekonomikisht në një epokë post-pandemike. Të punojmë mbi rezistencën social-ekonomike. Të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme dhe të ndërtojmë mbi tranzicionin e gjelbër dhe dixhital të ekonomive tona”, tha Rama, më pas fjalën ia kalojë Komisionerit Varhelyi.

“Do t’i kërkoja me mirësjellje medias, të na lënë të vazhdojmë punën. Unë do doja t’ia kaloja së pari fjalën Komisionerit…”

alert.al/