Menu

Uellsi

Italia përballë Uellsit, "axurrët" me shumë ndryshime, ishullorët me më të mirët

Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Uellsit do të luajnë sot (e diel) mes vete në ndeshjen interesante të Grupit A në kuadër të Euro 2020.

Azurrët janë gati për ndeshjen e tretë të Grupit A ndaj Uellsit, në takimin që pritet të zhvillohet në Stadio Olimpico të Romës nga ora 18:00. Ekipi i Roberto Mancinit ka dy fitore nga dy ndeshjet e para dhe e ka siguruar tashmë kalimin e grupit.

Në anën tjetër, Uellsi ka një barazim dhe një fitore dhe synon rezultat pozitiv për t’u konfirmuar si i kualifikuar.

Mancini në këtë ndeshje pritet të bëjë shumë ndryshime në formacion, ndërsa Uellsi pritet të luajë me më të mirët.

Formacionet e mundshme:

Italia: G Donnarumma; Toloi, Acerbi, Bastoni, Emerson; Cristante, Jorginho, Verratti; Bernardeschi, Belotti, Pessina

Uells: Ward; Roberts, Mepham, Rodon, Davies; Allen, Morrell; Bale, Ramsey, James; Moore.

alert.al/

 

Barazim mes Uellsit dhe Zvicrës, Embolo shënoi i pari për 'helvetët', ndërsa Moor barazoi

Ndeshja e dytë e grupit A për Euro 2020 mes Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur me shifrat e barabarta 1-1. Në stadiumin e Baku-s në Azrbajxhan pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me porta të paprekura, pasi të dy skuadrat menduan më shumë për të studiuar kundërshtarin.

Në fraksionin e dytë të lojës të parët që kaluan në avantazh ishin zviceranët me Embolo-n që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 49, pasi ekzekutoi saktë me kokë. Në vijim të besuarit e Petkovic e morën më lehtë dhe Uellsi hodhi sytë nga porta kundërshtare. Për rrjedhojë në minutën e 74 Moor realizoi me kokë, duke rikthyer baraspeshën.

Pas ndeshjeve të para në Grupin A Italia kryeson me 3 pikë, më pas vijnë Uellsi me Zvicrën nga një pikë, ndërsa mbyll Turqia me zero pikë.

alert.al/

Miqësorja me Uellsin/ Edy Reja: Nuk do të jetë e lehtë, e kam vendosur si do të luaj

Kombëtarja e Shqipërisë do të ndeshet në miqësore me Uellsin dhe Republikën Çeke, dy ekipe që do të jenë prezente në “Euro2020”. Dy arra të forta për ekipin shqiptar.

Tekniku italian Edi Reja e ka të qartë se sfida e së shtunës nuk i gjen në kushte optimale, gjithashtu rivali i tyre ka një potencial të madh fizik.

“Problemet e qershorit janë gjithmonë të tilla. Sepse përfundojnë kampionatet dhe lojtarët janë të lodhur. Uellsi ka një skuadër mjaft të mirë fizikisht, por edhe teknikisht. Jemi përpjekur të pushojmë dhe të mos ngarkohemi. Kemi punuar mirë gjatë këtyre ditëve. E dimë që nuk është e lehtë të përballesh me Uellsin. Ka eksperiencë dhe vlera të mëdha. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë për ne. Nuk e di kush do të zbresë në fushë nga Uellsi, duke qenë se luajtën një miqësore me Francën të martën. Mendoj që trajneri i tyre do të bëjë një farë rrotacioni, duke hedhur në fushë lojtarë të freskët, por ne jemi përgatitur për të dhënë maksimumin në këtë përballje. Do të fus skuadrën më të përgatitur në aspektin taktik.

Pikat e forta të Uellsit

“Pika e tyre më e fortë është mesfusha dhe sulmi, kanë lojtarë të nivelit të lartë si Bejl dhe Xhejms. Bëjnë një futboll shumë të mirë dhe të shpejtë. Ata luajnë gjithmonë në Angli, por futbolli anglez nuk është më si dikur. Edhe në mbrojtje janë shumë të organizuar. Mendoj që mbrojtja është pika më e dobët. Duhet të jemi të kujdesshëm që të luajmë me kundërsulme dhe t’i zëmë në befasi”.

Formacioni?

“E kam vendosur disi si do të luajmë ndaj Uellsit. Në sulm kam disa alternativa, Balaj Seferi dhe Manaj janë në formë. Në mesfushë nuk kam dyshime, Bare ka bërë mirë ku gjithashtu edhe Çekiçi ka bërë shumë mirë. Mbrojtja dihet që Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti janë në formë, por gjithsesi do t’i shqyrtoj të gjithë dhe do të bëj zëvendësime për të provuar sa më shumë lojtarë. Nga krahët kam disa alternativa dhe do të vendos nesër.

Ku ngjasojnë Uellsi me Çekinë?

“Janë dy skuadra shumë të forta si Uellsi dhe Çekia. Uellsi është pak më e ngjashme me Poloninë, ndërsa Çekia me Hungarinë. Uellsi ka një grup lojtarësh shumë të fortë. Për ne është e rëndësishme që të kolaudojnë ekipin. Këto dy ekipe janë kualifikuar në Europian, Uellsi mund të bëjë edhe surpriza në Europian. Merreni me mend çfarë niveli janë. E rëndësishme është të gjejmë mënyrën e duhur të lojës dhe të shikojmë sa jemi rritur, në mënyrë që të bëjmë analizat e duhura dhe të shikojmë se ku mund të arrijmë”, shprehet trajneri italian.

Cilat ekipe janë favorite për të fituar Kampionatin Evropian?

“Italia është favorite për të fituar grupin, për të fituar Europianin e shikoj në 3 favoritet kryesore, së bashku me Anglinë dhe Francën. Për sa i përket Uellsit, ka shumë lojtarë me vlera dhe mund t’i hapë probleme. qoftë Italisë, edhe kundërshtarëve të tjerë”, tha trajneri italian Reja.

alert.al