Menu

Znj. Bora Muzhaqi. #QendraALERT #DedikuarKonsumatorit #MbrojtjeKonsumatorit #EmisioniALERT #OraNews #MSHRF #BoraMuzhaqi #AKR #Intervista #Rinia #Fëmijët

Muzhaqi: Agjencia Kombëtare e Rinisë pranë të rinjve në vend, kemi mbështetur 84 projekte rinore

E ftuar në “Alert” nga Granit Sokolaj, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se Agjencia kombëtar e rinisë e ka për detyrë që të jetë afër të rinjve në çdo cep për të rinjtë.

Muzhaqi: Agjencia kombëtar e rinissë e ka për detyrë që të jetë afër të rinjve në çdo cep për të rinjtë, pro jo gjithmonë e kemi të munduar që të jemi afër fizikisht, prandaj kemi menduar që të jemi afër përmes organizatave të të rinjve. Ne jemi afër tyre më shumë se çdo bashki e vendit. Dhe ky është fokusi ynë që kemi pasur, prandaj bëjmë çdo vit për projekte e propozojmë nga organizatat rinore. Kemi mbështetur 84 projekte rinore, duke pasur një mbulim shumë të mirë të vendit.

Praktikisht kemi targetuar 42 mijë të rinj që janë prekur nga projektet tona për të pasur sa shumë në programe dhe trajnime. Duke kombinuar bashkë pjesën e qeverisë dhe organizatat që merren me rininë në jemi më shumë afër të rinjve dhe nevojave që ata kanë.emisioni plotë këtu https://www.youtube.com/watch?v=z3rhtCak-qg

Muzhaqi: Kemi bërë një punë të mirë me të rinjtë, kemi një zë për ta në Këshillin e Ministrave

E ftuar në “Alert” nga Granit Sokolaj, Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët tha se ministria që ajo drejton ka bërë një punë shumë të mirë për të rinjtë.

Muzhaqi: Puna që kemi bërë kësaj periudhe që kur është ngritur kjo ministri, është se për të rinjtë është diçka shumë e mirë që kanë një person që është në mbledhje qeverie në pozicion vendimmarrës për të ngritur zërin për ta.

Ajo që kemi bërë me këshillat vendorë rinorë është që kemi ngritur problematikat në çdo bashki dhe që këto këshilla të jenë funksionalë.

Të rinjtë janë një forcë vendimmarrëse, sepse është e thjeshtë të thuash se duam që t’i kemi si forcë vendimmarrëse, por a dinë ata që ta shprehin këtë gjë. Sigurisht që ka nevojë edhe për mbikëqyrje. emisioni plotë këtu https://www.youtube.com/watch?v=z3rhtCak-qg

Muzhaqi rendit arritjet e ministrisë së saj: Kemi rritur buxhetin dhe qasjen e të rinjve në vendimmarrje

E ftuar në “Alert” nga Granit Sokolaj, Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët renditi disa nga arritjet që ministria e drejtuar ajo ka bërë me të rinjtë.

Muzhaqi: Kemi ngritur këshillat rinorë vendorë që është shumë e rëndësishme për përfshirjen e të rinjve. Tashmë kemi diku tek 480 të rinj që janë pjesë e këtyre këshillave dhe këta janë një entitet këshillues me kryetarin e bashkisë për shumë politika që mendojnë se është e rëndësishme për të rinjtë.E dyta është krijimi i këshillit kombëtar të rinjve dhe rritja e kapaciteteve. Pjesa tjetër është rritja e buxhetit dhe mbështetja e projekteve për të rinjtë përmes agjencisë kombëtare të rinisë. Mënyra e aplikimit në Agjencinë kombëtare të Rinisë është e përshtatur me metodologjinë e BE-së. Një organizatë që ka arritur të bëjë një aplikim të suksesshëm është gatshëm që ta bëjë këtë gjë edhe në BE.emisioni plotë këtu https://www.youtube.com/watch?v=z3rhtCak-qg

Muzhaqi: 35 prej kandidaturave në listën e PS-së janë nga platforma deputeti që duam, 7 të sigurt

E ftuar në “Alert” nga Granit Sokolaj, Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët tha se  lajmi i mirë është se 35 prej kandidaturave janë nga deputeti që duam, pra 1/5 të kandidatëve janë nga kjo platformë.

Muzhaqi: Lajmi i mirë është se 35 prej kandidaturave janë nga deputeti që duam, pra 1/5 të kandidatëve janë nga kjo platformë dhe vijnë për herë të parë në PS. Ky është një rezultat shumë pozitiv për angazhimin e figurave të reja.Kemi pasur deri dikur 700 aplikimeve dhe nga këto i kemi dhënë rreth 250 personave që të vijojnë me procesin. Dhe nga këta 250 do të jenë pjesë e rëndësishme e fushatës tonë duke u angazhuar në mënyra të ndryshme. Ata 35 që janë në listë, 7 prej tyre janë në listë të sigurt.,ndiqni emisionin e plotë këtu https://www.youtube.com/watch?v=z3rhtCak-qg