Menu

Emisioni ALERT – Të rinjtë dhe BE. Intervistë me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Të Rinjtë dhe BE / Muzhaqi: Bashkëpunim për një të Ardhme më të Mirë

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ishte e ftuar në emisionin “Alert” nga Granit Sokolaj, ku foli për përfshirjen e të rinjve në politikë dhe nismat e ndërmarra nga ministria që ajo drejton.

Muzhaqi tha se 35 kandidatë në listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme vijnë nga platforma “Deputeti që duam”, ndërsa 7 prej tyre janë në pozicione të sigurta. Ajo sqaroi se nga rreth 700 aplikime, 250 persona janë përzgjedhur për të vijuar më tej procesin dhe do të kenë një rol të rëndësishëm në fushatë.

Gjatë intervistës, ministrja renditi disa nga arritjet e institucioneve që ajo drejton, duke përfshirë krijimin e këshillave rinorë vendorë dhe këshillit kombëtar të rinjve, si dhe rritjen e buxhetit për projektet rinore përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë. Ajo bëri me dije se janë mbështetur 84 projekte rinore, duke prekur rreth 42 mijë të rinj në të gjithë vendin.

I ftuar në ” Alert ” ishte edhe Klajdi Priska, anëtar i Këshillit Rinor Kombëtar dhe RYCO, i cili theksoi se sfidat e të rinjve shqiptarë janë të ngjashme me ato globale, por më të theksuara për shkak të faktorëve socialë dhe ekonomikë. Ai shtoi se ka ende shumë hapësira për përmirësim, veçanërisht jashtë Tiranës, ku nevojitet më shumë mbështetje për të rinjtë.

Muzhaqi: Agjencia Kombëtare e Rinisë pranë të rinjve në vend, kemi mbështetur 84 projekte rinore

E ftuar në “Alert” nga Granit Sokolaj, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se Agjencia kombëtar e rinisë e ka për detyrë që të jetë afër të rinjve në çdo cep për të rinjtë.

Muzhaqi: Agjencia kombëtar e rinissë e ka për detyrë që të jetë afër të rinjve në çdo cep për të rinjtë, pro jo gjithmonë e kemi të munduar që të jemi afër fizikisht, prandaj kemi menduar që të jemi afër përmes organizatave të të rinjve. Ne jemi afër tyre më shumë se çdo bashki e vendit. Dhe ky është fokusi ynë që kemi pasur, prandaj bëjmë çdo vit për projekte e propozojmë nga organizatat rinore. Kemi mbështetur 84 projekte rinore, duke pasur një mbulim shumë të mirë të vendit.

Praktikisht kemi targetuar 42 mijë të rinj që janë prekur nga projektet tona për të pasur sa shumë në programe dhe trajnime. Duke kombinuar bashkë pjesën e qeverisë dhe organizatat që merren me rininë në jemi më shumë afër të rinjve dhe nevojave që ata kanë.emisioni plotë këtu https://www.youtube.com/watch?v=z3rhtCak-qg

Priska: Sfidat e të rinjve shqiptarë janë të ngjashme pak a shumë me ato të të rinjve në botë

I  ftuar në “Alert” nga Granit Sokolaj, Klajdi Priska, Anëtar i Këshillit Rinor Kombëtar dhe RYCO tha se sfidat e të rinjve janë të ngjashme kudo në botë sa i takon pjesëmarrjes së tyre në jetën profesionale.

Priska: Mendoj se sfidat e të rinjve janë të ngjashme kudo në botë sa i takon pjesëmarrjes së tyre në jetën profesionale. Mbase sfidat e të rinjve shqiptarë janë pak më të mëdha për shkak të atyre shkaqeve, që janë në aspektin sociali dhe ekonomik.Ka akoma më shumë hapësirë për të përmirësuar situatën përtej Tiranës, në mënyrë që të rinjtë që të arrijnë potencialin e tyre aty ku jetojnë. Jo çdo gjë rregullohet me ligje dhe politikë, por në shtete me demokraci të re si në vendin tonë është parë e nevojshme të nxiten politika që në vende të tjera janë dashur dekada për tu bërë.emisioni plotë këtu https://www.youtube.com/watch?v=z3rhtCak-qg

Muzhaqi: Kemi bërë një punë të mirë me të rinjtë, kemi një zë për ta në Këshillin e Ministrave

E ftuar në “Alert” nga Granit Sokolaj, Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët tha se ministria që ajo drejton ka bërë një punë shumë të mirë për të rinjtë.

Muzhaqi: Puna që kemi bërë kësaj periudhe që kur është ngritur kjo ministri, është se për të rinjtë është diçka shumë e mirë që kanë një person që është në mbledhje qeverie në pozicion vendimmarrës për të ngritur zërin për ta.

Ajo që kemi bërë me këshillat vendorë rinorë është që kemi ngritur problematikat në çdo bashki dhe që këto këshilla të jenë funksionalë.

Të rinjtë janë një forcë vendimmarrëse, sepse është e thjeshtë të thuash se duam që t’i kemi si forcë vendimmarrëse, por a dinë ata që ta shprehin këtë gjë. Sigurisht që ka nevojë edhe për mbikëqyrje. emisioni plotë këtu https://www.youtube.com/watch?v=z3rhtCak-qg

Muzhaqi rendit arritjet e ministrisë së saj: Kemi rritur buxhetin dhe qasjen e të rinjve në vendimmarrje

E ftuar në “Alert” nga Granit Sokolaj, Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët renditi disa nga arritjet që ministria e drejtuar ajo ka bërë me të rinjtë.

Muzhaqi: Kemi ngritur këshillat rinorë vendorë që është shumë e rëndësishme për përfshirjen e të rinjve. Tashmë kemi diku tek 480 të rinj që janë pjesë e këtyre këshillave dhe këta janë një entitet këshillues me kryetarin e bashkisë për shumë politika që mendojnë se është e rëndësishme për të rinjtë.E dyta është krijimi i këshillit kombëtar të rinjve dhe rritja e kapaciteteve. Pjesa tjetër është rritja e buxhetit dhe mbështetja e projekteve për të rinjtë përmes agjencisë kombëtare të rinisë. Mënyra e aplikimit në Agjencinë kombëtare të Rinisë është e përshtatur me metodologjinë e BE-së. Një organizatë që ka arritur të bëjë një aplikim të suksesshëm është gatshëm që ta bëjë këtë gjë edhe në BE.emisioni plotë këtu https://www.youtube.com/watch?v=z3rhtCak-qg

Muzhaqi: 35 prej kandidaturave në listën e PS-së janë nga platforma deputeti që duam, 7 të sigurt

E ftuar në “Alert” nga Granit Sokolaj, Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët tha se  lajmi i mirë është se 35 prej kandidaturave janë nga deputeti që duam, pra 1/5 të kandidatëve janë nga kjo platformë.

Muzhaqi: Lajmi i mirë është se 35 prej kandidaturave janë nga deputeti që duam, pra 1/5 të kandidatëve janë nga kjo platformë dhe vijnë për herë të parë në PS. Ky është një rezultat shumë pozitiv për angazhimin e figurave të reja.Kemi pasur deri dikur 700 aplikimeve dhe nga këto i kemi dhënë rreth 250 personave që të vijojnë me procesin. Dhe nga këta 250 do të jenë pjesë e rëndësishme e fushatës tonë duke u angazhuar në mënyra të ndryshme. Ata 35 që janë në listë, 7 prej tyre janë në listë të sigurt.,ndiqni emisionin e plotë këtu https://www.youtube.com/watch?v=z3rhtCak-qg