Menu

Takimi Personal me Nutricionistin / Ilir Lloha: Çelësi për një Regjim Ushqimor të Përshtatshëm dhe Efektiv

Ilir Lloha, Zëvendësdekan në UBT, i ftuar në emisionin “Alert” moderuar nga  Granit Sokolaj në Ora News, theksoi rëndësinë e konsultimit personal me nutricionistin dhe dietologun për të ndjekur një regjim ushqimor të përshtatshëm. Sipas tij, para se të vendoset një dietë, është e nevojshme të bëhen matjet e duhura me pajisje të specializuara. Ky proces është thelbësor për përcaktimin e parametrave dhe masave të duhura për çdo individ. Ilir Lloha theksoi gjithashtu se për rezultate më të mira, individët duhet të konsultohen me profesionistë në klinikat e tyre dhe jo nëpërmjet këshillave online, pasi plani ushqimor personalizuar duhet të përputhet me nevojat dhe objektivat e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë.

https://fb.watch/wOHYG59iY-/?

Related Posts