E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Tana Shtylla Kika pedagoge në UBT ka folur për investimet në sektorin e shpendëve, për stabilimentët dhe për kapacitetet e kësaj industrie kundrejt sëmundjeve infektive, siç është influenca aviare.
“Duke qenë se jam titullare e modulit të sëmundjeve të shpendëve, mund të them me krenari dhe modesti që është një nga sektorët me të stabilizuar në Shqipëri, më modern, ku është investuar mjaft. Kemi gjithnjë e më shumë zhvillim të sektorit të shpendëe, rritje të kapaciteteve prodhuese qoftë në numër, qoftë në varacion të racave të cilat mbarështohen intensivisht. Ky sektor kapilarizohet me rritjen shpendëve të oborreve familjare ose rritjen e mbarështimit rural të shpendëve. Në rastin e sëmundjeve pandemike, siç është edhe influenca aviare përbëjnë një kërcënim, të pakten për industrinë moderne që kanë të gjitha kapacitetet, qoftë për të zbatuar masat e biosigurisë apo për të aplikuar metodologjinë e ruajtjes së shëndetit dhe mirëqënies së shpendëve. Të qenurit afër fermave të oborreve familjare, tregjeve të shpendëve të gjallë në qarqe të ndryshme, shpeshherë bën që mbarështimi intensiv të mos jetë i ndarë me atë rural të shpendëve. Është një ndër industritë më të stabilizuara dhe të qëndrueshme në 30 vitet e fundit dhe me një hov të madh. Nëse flasim për mish pule dhe vezë më të sigurta janë ato të stabilimenteve, pasi janë shumë më të kontrolluara. Që të marrësh një licencë duhet të kesh të punësuar staf teknik, veteriner, drejtues teknik që është i alokuar në fermë dhe është përgjegjës për shëndetin e shpendëve”-deklaroi Tana Shtylla Kika.
Qendra Alert/Alert.al


