Menu

Thaçi pas pritjes në Dyseldorf nga filantropi Lazim Destani: Humanist i madh dhe personalitet me vlera

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zhvilluar gjatë kësaj të mërkure një takim mjaft të veçantë me Kryetarin e Nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Lazim Destanin. Një nga kontribuesit më të mëdhenj në fushën e investimeve në Ballkanin Perëndimor, Destani gëzon një respekt mjaft të lartë në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë. Nga takimi me fokus shkëmbimin e ideve dhe mundësive të investimeve të radhëz, presidenti Thaçi shprehu mirnjohjen dhe konsideratën e lartë për Lazim Destanin. Biznesmeni nga Tetova është pronar i disa kompanive ndër të cilat edhe Ecolog International. Një kompani e cila ka realizuar mbi 1100 projekte, teska ësgtë aktive në më shumë se 36 vende.

12.000 punëtor në më shumë se 150 vende të botës janë fruti i një investimi të shkëlqyer të familjes Destani. Pasioni për punë cilësore dhe mjaft produktive e bën Lazim Destanin një nga sipërmarrësit më të suksesshëm. Ofrimet kryesore të bizneseve të Destanit shtrihen në zinxhirin e furnizimit, ndërtimit, teknologjisë, menaxhimit të objekteve dhe shërbimeve mjedisore. Pikërisht për këtë fakt, kreu i shtetit të Kosovës la çmuar maksimalisht mbështetjen e Lazim Destanit në përmirësimin e kauzës kombëtare. Pas takimit Thaçi shkruan në rrjete sociale:

“Sot zhvillova një bashkëbisedim të shkëlqyer me njeriun e punës dhe suksesit, Kryetarin e Nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Lazim Destanin. Ai ka dhënë kontribut shumë të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për demokracinë në Shqipëri, për afirmimin e shqiptarëve në Maqedoni dhe për kauzën kombëtare në përgjithësi. Lazim Destani është humanist i madh dhe personalitet me vlera të larta njerëzore”.

Qendra ALERT / Alert.al

Related Posts