Menu

Torturuan për vdekje të riun dhe e hodhën në rezervuar, identifikohen autorët e krimit

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Korçë, ku u gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit 25-vjeçari Fridman Xhaferraj. Policia e Korçës ka identifikuar autorin e vrasjes makabre të 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj, i cili dyshohet se është dhunuar për vdekje dhe më pas është hedhur në rezervuarin e Gjançit.

Autorët e dyshuar të vrasjes së të riut janë shtetasi Lulzim Spahija, si dhe një 26-vjeçar me inicialet K. B. Të dy këta persona nga Lushnja janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se janë autorët e vrasjes kriminale të të riut, që nga ana e tij ishte një person me precedentë penalë.

Trupi i viktimës ishte nxjerrë në sipërfaqe të ujit me duar të lidhura, ndërsa kishte shenja dhune në kokë e trup.

alert.al/

 

Related Posts