Menu

U ekzekutua me 8 plumba në mes të Athinës, flet nëna: Policia e di kush janë vrasësit

Nëna e 34-vjeçarit shqiptar, Aris Papas, i cili u ekzekutua pasditen e djeshme në Athinë, me 8 plumba në kokë dhe gjoks, thyen zemrat e të gjithëve me të qarat plot dhimbjen ditën e sotme.

Ari im kthehu në shtëpi, pse ike, djali im i bukur, pse nuk më dëgjove 1 minutë kthehu”, bërtet ajo me sa zë i ka mbetur.

“Ty nuk të ndihmojë askush! Ku ishte policia Ari kur të vranë. Ku janë vrasësit, policia e di kush janë por ata nuk duan t’i arrestojnë. I njohin, i njohin…”, qan ajo pa lot, se i janë tharë.

Në një video të siguruar nga “Top Channel”, duket sikur nëna e Arit, di diçka lidhur me vrasjen.

O shqiptarë të qelbur më vratë djalin, më vratë djalin more”, shprehet nëna sikur e di që ekzekutorët e Aris janë shqiptarë.

I sigurt se shumë njerëz i dëshironin të keqen, shqiptari, Aris Papas mbante veshur gjithmonë një antiplumb që e ka shpëtuar nga 3 atentate të mëparshme, në 2007, 2019 dhe 2021.

Por për fatin e tij të keq, dje nuk e kishte! Ai pagoi me jetën, hesapet e palara të drogës në të cilat ishte i përfshirë.

Aris Papas raportohet se ishte një person i njohur për autoritetet pasi ka qenë në hetim më parë për grabitje, vrasje në tenativë e trafik droge.

Ai u vra teksa po pinte kafen e tij të pasdites, i ulur i qetë dhe pa menduar se 8 plumba në kokë dhe gjoks do t’i merrnin jetën.

Vrasësi e qëlloi rreth orës 18:00 dhe më pas sikur asgjë nuk kishte ndodhur, burri i hollë dhe i shkurtër siç e përshkruajnë dëshmitarët okularë është larguar me taxi.

Related Posts