Menu

Udhëzimi/ Aplikimi për përfitimin e subvencioneve direkte

Nga 20 marsi nisin aplikimet për përfitimin e subvencioneve direkte për bujqësinë, nga fermat e lopëve deri te bletaria. Udhëzimi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë përcakton se mbështetja për fermerët do të zbatohet nëpërmjet 9 masave.

Sipas udhëzimit të miratuar “Për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural” aplikimet për të gjitha masat do të bëhen nga data 20 mars deri më 11 prill 2023.

Skema kombëtare për 2022 shtrihej në 5 masa mbështetëse për bujqësisë dhe blegtorinë. Këtë vit janë shtuar disa masa të reja. Për herë të parë do të aplikohet edhe skema me subvencione në mbështetje të fermave me jo më pak se 10 krerë lopë në vlerën e 10,000 lekëve për krerë, dhe mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1,000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje. Gjithashtu do të vijojnë të mbështeten fermat organike në vitin e parë, në vlerën 100,000, në vitin e dytë dhe tretë 150,000 lekë dhe 200,000 për fermë të certifikuar.

Në total fondi për skemën kombëtare të bujqësisë është 3,3 miliardë lekë. Në 2022 mbështetja mbështetja nëpërmjet skemës kombëtare të bujqësisë arriti në vlerën e 4,9 miliardë lekëve. Fillimisht fondi i miratuar ishte 3,7 miliardë lekë, duke iu shtuar edhe 1,2 miliardë lekë në mesin e vitit për zbatimin e masës së re për dhënien e subvencioneve direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për ha të atyre fermerëve që kultivonin grurë në hapësira mbi 1 ha.

Skemat subvencionuese të bujqësisë nisën zbatimin në vitin 2022, të cilat zëvendësuan heqjen e skemës së kompensimit 6% të TVSH-së te agroindustria, vendosjen e 10% të TVSH-së te inputet bujqësore nga zero që ishin më parë, përjashtimin nga TVSH-ja për importimin e makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave të investimeve me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë lekë nga 50 milionë lekë që është aktualisht. Një tjetër ndryshim që nisi zbatimin nga 1 korriku 2022 ishte edhe vendosja e akcizës 6 lekë/litri nga zero që ishte më parë për gazin që përdoret nga bizneset parashikohet.

Udhëzimi

“Për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural”

Masa 1

Për tufën bazë të matrikuluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën deri në 10,000 (dhjetë mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500,000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt.

Masa 2

Për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën deri në 1,200 (njëmijë e dyqind) lekë/krerë, por jo më shumë se 360,000 (treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë për subjekt.

Masa 3

Mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1,000 (një mijë) lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje, por jo më shumë se 150,000 (njëqind e pesëdhjetë) mijë) lekë për subjekt.

Masa 4

Mbështetje për fara/fidanë dhe impute të tjera në vlerën deri në 200,000 (dyqind mijë) lekë për ha për sezon dhe jo për më shumë se 2 sezone, për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike për fermerë individual ose grup fermerësh, me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 1,500,000 (një milion e pesëqind mijë) lekë për aplikant. Mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1,000 (një mijë) lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje, por jo më shumë se 150,000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë për subjekt

Masa 5

Fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100,000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë, 150,000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, vitin e tretë 150,000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200,000 (dyqind mijë) për fermë të certifikuar.

Masa 6

Implementimi dhe certifikimi Global GAP, në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujqësorë të certifikueshme, në masën 50 (pesëdhjetë) % të vlerës totale të faturës tatimore: por jo më shumë 175,000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, në sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha; por jo më shumë se 500,000 lekë, për sipërfaqe jo më pak se 3 ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 ha në fushë të hapur.

Masa 7

Për rinovimin e infrastrukturës së anijes së peshkimit. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 13,500,000 (trembëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë për anije peshkimi të pajisur me leje të vlefshme peshkimi tregtar dhe jo më shumë se 20,000,000 (njëzet milionë) lekë për subjekt. Rinovimi i anijes së peshkimit përfshin: i. Blerjen dhe instalimin e motorit kryesor, por jo më shumë se 7,000,000 (shtatë milionë) lekë; ii. Blerjen dhe instalimin e motorit ndihmës (gjeneratori detar), por jo më shumë se 1,000,000 (një milion) lekë; iii. Blerjen dhe instalimin e vinçit të anijes, por jo më shumë se 3 500 000 (tre milionë e pesëqind mijë) lekë. Vinçi përfshin edhe agregatet, hidromotorin, pompë vaji friksion, multiplikator dhe tubacionet; iv. Blerjen dhe instalimin e kamios (koplunit), por jo më shumë se 3,000,000 (tre milionë lekë); v. Riparim i përgjithshëm i anijes, por jo më shumë se 9,000 000 (nëntë milionë) lekë. Në riparimin e përgjithshëm, përveç zërave të përcaktuar në dokimin periodik sipas nënpikës “vi”,përfshihen dhe zëvendësim llamarine ose ndërrim dërrase; vi. Dokimi periodik i anijes, por jo më shumë se 3,000,000 (tre milionë) lekë. Dokimi periodik përfshin ngritjen dhe uljen nga kantieri, pastrimin dhe heqjen e bojës së vjetër, blerje boje, stuko, protektor (zinqe), riparim aksi helike.

Masa 8

Mbështetje për ndërtimin e tregjeve të produkteve bujqësore, tregjeve të kafshëve të gjalla ose thertoreve për shoqëritë tregtare me kapital 100% shtetëror, të zotëruara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, në vlerën jo më shumë se 30,000,000 (tridhjetë milion) lekë për subjekt.

Masa 9

Mbështetje me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi.

KRITERE TË PËRGJITHSHME TË PËRFITIMIT

Aplikanti duhet të jetë shtetas shqiptar ose person juridik ku të paktën njëri prej ortakëve/aksionerëve është shtetas shqiptar.

Përfitues sipas masave mbështetëse mund të jenë fermerë individualë, grup fermerësh, subjekte me status fizik, juridik, SHBB dhe GVV.

Fermerët individualë të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv.

SHBB-të, GVV-të, personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT/NUIS me status aktiv.

Përfituesi të këtë bërë “shlyerjen koherente të sigurimeve shoqërore”. Aplikanti për masat mbështetëse direkte me nr 1-6, në rast se rezulton që nuk e ka realizuar “shlyerjen koherente të sigurimeve shoqërore” në momentin e aplikimit, duhet të paraqesë pranë Agropikës më të afërt ose në zyrat qendrore të AZHBR-së, ose me postë në zyrat qendrore të AZHBR-së, vërtetimin e shlyerjes së detyrimeve.

Për investimet, ofertat/faturat në valutë të huaj do të zbatohet kursi i këmbimit të Bankës së Shqipërisë në ditën e hapjes së aplikimit.

Faturat/aktet e zhdoganimit, për masat mbështetëse në përputhje me kriteret përkatëse, duhet të jenë të lëshuara gjatë periudhës 2022-2023.

Për masat mbështetëse të investimeve, punimet, faturat/aktet e zhdoganimit, dhe transaksionet bankare duhet të jenë pas datës së lidhjes së kontratës.

Të gjitha materialet/pajisjet të jenë të reja.

Financimi i shumës së përfituar bëhet në bankat e nivelit të dytë.

I gjithë dokumentacioni i kërkuar të jetë në gjuhën shqipe ose në rast se është në gjuhë të huaj të jetë i përkthyer nga një përkthyes i autorizuar dhe i vërtetuar nga noteri.

Kriteret e përcaktuara në pikat 1-5, të këtij kreu, vërtetohen nga sistemi e-Albania ose nga burime të tjera zyrtare.

APLIKIMI

Informacioni i nevojshëm për mënyrën e aplikimit, kriteret e përfitimit dhe procedimit deri në përfitimin e mbështetjes financiare gjendet pranë Agropikave, pranë Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, Zyrave Qendrore të AZHBR si dhe në faqen e saj të internetit: ëëë.azhbr.gov.al

Aplikimet për të gjitha masat do të bëhen nga data 20.3.2023 deri më 11.4.2023.

Aplikimi on-line është i mundshëm përgjatë 24 orëve, nga ora 08.00, e datës së hapjes deri në orën 24.00, të datës së përfundimit të periudhës së aplikimit. 1. Aplikimi on-line a. Aplikimet për masat mbështetëse direkte me nr. 1-6 dhe 9 do të bëhen on-line; b. Aplikimi on-line bëhet mbi bazën e parimit “zero dokumente” në momentin e aplikimit; c. Aplikimi on-line do të bëhet nga aplikanti në portalin e-Albania”. Aplikantët kur e kanë të nevojshme gjatë procesit të aplikimit asistohen online, nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe të Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor. Lista e Agropikave dhe Zyrave të Bujqësisë ku mund të kryhet aplikimi jepet në Aneksin 1. d. Përfitues për masat mbështetëse të mësipërme mund të jenë fermerë individualë, grup fermerësh, persona fizik, juridik, SHBB, GVV; e. Të gjithë aplikantët me status fermer ose person fizik/juridik që kryejnë aktivitet për prodhimin bujqësor dhe blegtoral, para përfitimit duhet të plotësojnë përditësojnë Regjistrin e Fermës, f. Procedura e aplikimit nga portali e-Albania, përfundon me dërgimin me sukses të formatit elektronik të formularit të aplikimit. Renditja e aplikimeve bëhet automatikisht nga sistemi në rang kombëtar dhe për çdo masë mbështetëse.

2.Aplikimi me dosje në AZHBR: a. Aplikimet për masën mbështetëse të investimeve me nr. 7 dhe 8 do të bëhen me dosje në zyrat qendrore të AZHBR; b. Për qëllime identifikimi, aplikanti sipas statusit përkatës (person fizik/juridik), ose përfaqësuesi i tij me prokurë ose autorizim, duhet të paraqitet në zyrat qendrore të AZHBR-së me letërnjoftim elektronik ose pasaportë biometrike.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts