Menu

Vendimi për gjyqtaren e “Tik-Tok”, KLGJ i lë “detyrë” ILD-së: Sa persona i kanë parë videot!

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur sot vendimin e pezullimit nga detyra të kryegjyqtares në detyrë të Elbasanit, Enkelejda Kapedani.KLGJ i lë disa detyra Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Së pari, sipas KLGJ, ILD duhet të caktojë një ekspert IT dhe të përcaktojë se kush i publikoi videot e Kapedanit në rrjetin “Tik Tok”.

Gjithashtu, KLGJ i kërkon ILD që të verifikojë sa persona kanë pasur akses për t’i parë videot e gjyqtares, e cila shfaqej duke bërë sfilatë në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, ose duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor në timon.

Por, detyra më e çuditshme që KLGJ i cakton ILD është dokumentimi i tekstit të këngëve, që shoqërojnë në sfond imazhin e magjistrates, në videon e publikuara në rrjetin e saj të “Tik Tok”. Theksojmë se gjyqtarja ka dhene dorëheqje ne seancen degjimore, ndersa eshte justifikuar se videot ne ishin per perdorim vetjak dhe ishin hedhur ne Tik Tok nga femijet e saj.

Vendimi i KLGJ:

  1. Pezullimin nga detyra të magjistrates {…}, me detyrë Zëvendëskryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, deri në përfundimin e procedimit disiplinor, iniciuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë me Vendimin nr. 2569/12, datë 01.06.2021.
  2. T’i kërkohet ILD të kryejë hetime të mëtejshme në drejtim të shkeljes disiplinore të atribuuar

magjistrates {…}.

  1. Kundër këtij vendimi, sipas pikës 1 të tij, mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 15 ditëve, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar

 

Related Posts