I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka komentuar edhe një video, ku shfaqet një pacient i shtruar në spitalet Covid, të cilit i ka mbaruar oksigjeni. Video është në kohën kur spitalet tona ishin të tejmbushura me pacientë dhe nuk kishte kapacitete për të menaxhuar situatën. Në video aparatura e oksigjenit pulson në mungesë, ndërsa pacienti ngre dorën për ndihmë.
“Videoja tregon që sistemi shëndetësor nuk arriti dot të ndërtonte një përgjigje të qartë ndaj virusit. Mendo cilësinë e kujdesit që ofrohet. Nuk kam fjalë, nuk e nderon sistemin tonë shëndetësor, Ministrinë e Shëndetësisë dhe qeverinë tonë”-u shpreh Erion Dasho.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT