Menu

Volkswagen, Toyota, Opel, Ford, Peugeot, Citroen etj… Të gjitha makinat që Komisioni Evropian kërkon tërheqjen nga shitësit apo koncensionarët

Problematikat që shfaqin automjetet e reja, zënë një pjesë të madhe të raportimeve të RAPEX (Sistemi i njoftimeve për produktet joushqimore i Komisionit Evropian). Përveç Alert-eve për lodrat e fëmijëve, kozmetiken, mjetet e punës apo sendë të tjera të përdorimit të përditshëm që kërkohet heqja nga tregu, në raportimet e përjavshme janë edhe automjetet, nga veturat deri të autobuzët e traktorët. Për të gjitha rastet, Komisioni Evropian kërkon tërheqjen e produkteve nga prodhuesit apo koncensionarët.
Për modele Toyota, thuhet se një gabim kalibrimi në softuerin e Njësisë së Kontrollit Elektronik të Motorrit (ECU) mund të parandalojë aktivizimin e Llambës Treguese të Mosfunksionimit (MIL), kur sistemi i Reduktimit Katalitik Selektiv (SCR) dhe/ose Filtri i Grimcave të Naftës (DPF) dështojnë, duke rrezikuar defekte të pazbuluara dhe duke rezultuar në emetime mbi kufijtë rregullatorë.

Probleme sipas Rapex paraqesin dhe disa modele Volkswagen, pasi një thyerje e bulonit në lidhje të ndryshme në ndarjen e motorrit elektrik (kutia elektrike) mund të çojë në ndërprerjen e funksioneve të ndryshme elektrike, p.sh. dështim të ndriçimit të jashtëm ose humbje të sistemit të shtytjes. Në rast të rritjes së rezistencës, kjo mund të çojë në zjarr.

Lexus dhe Toyota paraqesin një defekt në programimin e matësve të kombinuar të automjetit, gjë që shkakton përkeqësim të memories së tij. Për shkak të kësaj, ekrani i monitorit mund të mos funksionojë, duke i hequr aksesin drejtuesit në matësin e shpejtësisë dhe paralajmërimet. Kjo rrit rrezikun e aksidenteve.

Nuk mungon as Ford dhe sipas Rapex, kamera e kthimit mbrapa mund të ngrijë duke dhënë përshtypjen e gabuar se zona pas automjetit është e lirë, pavarësisht pranisë së njerëzve ose pengesave atje. Kjo mund të rrisë rrezikun e aksidenteve dhe lëndimeve. Përveç kësaj, mesazhe paralajmëruese si dështimi i sensorit të parkimit dhe thirrjet e emergjencës mund të mos shfaqen në panelin e instrumenteve gjatë funksionimit. Sistemet e kontrolluara nëpërmjet ekranit qendror, si ngrohja, ngrohja e sediljeve dhe ventilimi, gjithashtu mund të jenë jashtë funksionit.

Opel dhe Citroen kanë të njëjtin problem: Airbag mund të përkeqësohet me kalimin e kohës dhe, nëse aktivizohet, presioni i tepërt i brendshëm mund të shkaktojë shpërthimin e trupit të fryrësit dhe fragmente metalike mund të kalojnë nëpër materialin e jastëkut duke shkaktuar lëndime te pasagjerët.

Një tjetër problem shfaqin Peugeot dhe Citroen. Sipas alarmit të Rapex, automjeti mund të ketë rrjedhje karburanti në tubin e presionit të lartë, midis pompës së karburantit dhe shinës, për shkak të dadove të lirshme. Kjo mund të shkaktojë zjarr në automjet.

Për të gjitha këto automjete, si dhe të tjera, Komisioni Evropian deklaron se, nuk janë në përputhje me Rregulloren për miratimin dhe mbikëqyrjen e tregut të automjeteve dhe rimorkiove të tyre, si dhe të sistemeve, komponentëve dhe njësive të veçanta teknike të destinuara për automjete të tilla dhe është e detyrueshme tërheqje e produktit nga përdoruesit fundorë.

Të gjitha këto modele automjetesh mund të gjenden dhe në tregun e Shqipërisë dhe Kosovës, të importuara e tregtuara nga koncensionarët apo kompani që janë pjesë e tregut të automjeteve.

Përveç këtyre, në linkun KËTU  dhe mund të gjeni dhe problemet që shfaqin disa marka të tjera automjetesh deri te autobusët, traktorët, si dhe mjete tjerta të përdorimit të përditshëm.

Qendra ALERT

Related Posts