Menu

ZDRAVA, kompania e vetme shqiptare që prodhon dhe eksporton salcë nga domate 100 % natyrale, pa koncentrate dhe ngjyrues

Brandet tradicionale shqiptare vazhdojnë të bëjnë histori në botë. Besoj të gjithë njiheni me markën ZDRAVA, produktet e të cilit rriten nga natyra dhe mbërrijnë në tryezat e gjithë shqiptarëve të freskëta dhe me shije tradicionale, si të bëra në shtëpi.

Në rajonin e Mesdheut, domatet, vaji i ullirit dhe pak rigon bëjnë kombinimin perfekt të shijes. Shqipëria, si të gjitha vendet e tjera në bregdetin e Mesdheut ka një traditë të gjatë në kultivimin e domates.

ZDRAVA aktualisht është e vetmja kompani shqiptare, e cila eksporton produktin salcë domateje dhe koncentrat domate.
Çdo gjë nis me rritjen e domateve, një proces shumë i vështirë, i cili çdo vit ndikohet nga kushtet e paparashikueshme të motit. Fermerët, të cilët tashmë janë kthyer në miqtë e ngushtë të Zdravës, i kanë kushtuar jetën e tyre ciklit të rritjes së domateve, duke siguruar produktet më të mira të mundshme. Në këtë mënyrë, salca e domateve ZDRAVA prodhohet jo nga koncentrati i domateve, i importuar apo vendi, por nga domate të freskëta që kultivohen nga fermerët shqiptarë, së arat e tyre. Ndërkaq, salcat nuk përmbajnë ngjyrues, sepse vetë koncentratet e importuara për prodhim salcash, janë të tejngopura me ngjyrues, duke bërë që e kuqja t’i ngjajë sa më shumë ngjyrës së domates së freskët.

Pasi domatet mblidhen, mbërrijnë në fabrikë ku përdoren makineritë me teknologjitë e fundit dhe vetëm domatet më të mira përzgjidhen për të krijuar salcën ZDRAVA.

Zdrava është përkushtuar të krijojë produkte 100% NATYRALE, PA KONSERVUES për klientët.

Pasioni i trashëguar brez pas brezi dhe dashuria për punën është përkthyer në produkte me shije fantastike tradicionale për të gjithë adhuruesit e ZDRAVA. Ndaj, dhe ka vlerë slogani “Atë që natyra e krijoi, Zdrava e ruan të freskët!”.

Alert.al

Related Posts