Menu

Zjarri në Vithkuq, janë djegur mbi pesë hektarë me pisha, në terren 20 forca ushtrie dhe 1 zjarrfikëse

Zjarri në zonën e Vikthkuqit, në majën e Jankës në Korçë, vijon të jetë ende aktiv. Kur kanë kaluar më shumë se dy ditë nga aktivizimi, vatrat ende nuk janë vënë nën kontroll.

Mësohet se në vendngjarja kanë shkuar 20 forca ushtrie dhe një zjarrfikëse për të ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Por, terreni është shumë i vështirë dhe në disa vatra, ndërhyrja është e pamundur. Deri më tani janë djegur pesë hektarë me pisha dhe shkurre. Edhe banorët e zonës kanë ndërhyrë me mjete rrethanorë që të bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.  Fillimisht u dogj 1 ha pishë e shkurre, në vendin e quajtur Maja e Jankës.

alert.al/

 

Related Posts