14 C
Tirana
Sunday, January 17, 2021
No menu items!

1 vit nga tërmeti, Aulon Kalaja: Mungon drejtësia për 51 jetët e humbura, asnjë banesë e ndërtuar në Thumanë

Emisioni “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj ka trajtuar këtë të mërkurë, 1 vit nga fatkeqësia e tërmetit dhe pandemia e covid-19. I ftuar në emision, aktivisti Aulon Kalaja ka folur për mungesën e drejtësisë për 51 personat që humbën jetën nga termeti dhe mosmbajtjen e premtimeve nga ana e qeverisë, për rindërtimin e banesave në 1 vjetorin e fatkeqësisë. Kalaja tha se fondet  për rindërtimin janë marrë në kohë rekord, por deri më tani asgjë nuk është bërë.

“Në radhë të parë mungon drejtësia për 51 jetë të humbura, i kam parë vdekjet me sytë e mi. Isha në Thumanë që në orët e para të mëngjesit, ishte katastrofë. Më kujtohet një djal i vogël që e kemi gjetur të gjallë në prehërin e gjyshës. 51 jetë të humbura janë shumë për një vend si Shqipëria, gjykoj se do ishin shmangur nëse do ishte ndërhyrë me kohë nga ana e autoriteteve, për të nxjerrë jashtë ata banorë që vazhdonin të jetonin aty, edhe pse pallatet kishin dalë jashtë funksioni nga tërmeti i shtatorit. Tërmeti nuk të vret, por ndërtesat vrasin dhe po të merrenin masat do kishim dalë më faqebardhë. Deri tani nuk ka drejtësi, bëhte fjalë për vrasje në Thumanë dhe Durrës. Ka kalur 1 vit dhe njerëzit jetojnë në çadra. Jemi të papërgatitur, Emergjencat Civile s’kishin qen shpëtimi, erdhën nga jashtë. Hapëm qendër vvullnetare dhe e mbajtëm për 60 ditë me forcat tona, kush sillte para i çonim në pika shumice për të marrë ushqime. Ne nuk bëjmë shtëpi, mirë kanë bërë bamirësit, për të cilat kërkojmë edhe transparencë. Kemi dërguar dhe kontenierë, me premtimet që bëri qeveria, nuk është bërë asgjë, madje as banesat. Premtimi i qeverisë ishte që në 1 vjetor, banorët do merrnin çelsat e shtëpive, gje që nuk u bë. Gjykoj se deri në prill nuk rindërtohet, fondet i ka marrë në kohë rekord, paratë janë marrë dhe asgjë nuk është bërë. Pse nuk po ndërtohet? Asnjë përgjigje.”-tha Kalaja.

Në lidhje me hetimet për tërmetin e 26 nëntorit, Kalaja tha se është një proces i montuar farsë, ku hetohen njerëz që nuk kanë lidhje me atë që ndodhi.

“Hetimet nisën edhe ndaj njerëzve që nuk kishin lidhje, ka përgjegjës dhe emra konkret. Në dosjet e publikuara nga “Bild” kishte të përfshirë njerëz që kishin vdekur, e tillë ndodh dhe me tërmetin, janë njerëz që s’kanë patur lidhje, kjo tregon se çfarë reforme në drejësi kemi bërë. Edhe standardet e ndërtimit janë farsë e qeverisë. Ka ende pallate jashtë funksioni që njerëzit jetojnë në to, duke rrezikuar jetën. Kemi ndërtime keq për të fituar para edhe te hekuri, çimento, kjo është e pafalshme. Nuk jemi më mirë seç ishim, s’kemi bërë asgjë”-deklaroi Kalaja.

Qendra Alert/Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Fermerët e Frakullës në vështirësi, luleshtrydhja greke konkuron atë vendase

Ditët e festave përfunduan dhe menjëherë fermerët e Frakullës në Fier po hasin vështirësi në shitjen e prodhimit të...

Video / Ja si hidhen kamionët me domate, fermeri: S’ka eksporte e as shitje në tregje

Aplikimet e fermerëve për karburantin e çliruar nga taksat u çelën sot. Nga ana tjetër, fermerët, prodhuesit e perimeve, sot janë në ditët më...

Resuli: Në 2 vite, më shumë naftë pa taksa kanë konsumuar jahtet, sesa fermerët

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Bujqësisë Ervin Resuli ka denoncuar rastin e jahteve, që sipas tij janë...

Dhjetëra familje në mëshirë të fatit nga përmbytjet, filantropi Lazim Destani i vjen në ndihmë vendlindjes së tij

Shirat e shiut me intensitet të lartë këtë fillim viti kanë përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kryesisht Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut kanë...

Fermeri Franc Kaloshi: Nafta shkon për eskorta dhe jo për traktorët tanë

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Franc Kaloshi nga Ferma “Kaloshi”, Lushnje ka folur për vështirësitë e fermerëve...

More Articles Like This

- Advertisement -