Emisioni “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj ka trajtuar këtë të mërkurë, 1 vit nga fatkeqësia e tërmetit dhe pandemia e covid-19. I ftuar në emision, aktivisti Aulon Kalaja tha se tërmeti lidhet ngushtë me pandeminë, ku ngriti denoncimin se brenda çadrave ka patur të infektuar, ndërsa propaganda është e shkëputur nga terreni.
“Banorët kanë 1 vit që jetojnë në çadër, nuk kanë tualet dhe nuk kanë ku të lahen.Ka patur raste të infektuarish dhe nuk kanë ku të izolohen pasi një çadër kanë. Nga ana tjetër nuk ka vende spitali, kam pritur me orë të tëra që të shtroja një njeri, që më pas vdiq. Pamjet nga morgu janë të frikshme, por të vërteta. Te “Shefqet Ndroqi” është terror, s’lejohet telefoni, personi na kërkonte ujë, iu prish maska e oksigjenit, i falenderoj mjekët, por një mjek nuk kontrollon dot 16 pacientë-u shpreh Aulon Kalaja.
Qendra Alert/Alert.al