14 C
Tirana
Sunday, January 17, 2021
No menu items!

Covid-19, pedagogu Ilir Pecanikaj: Shifrat e MSH janë fiktive, qeveria mbulon humbjet e saj

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, pedagogu i departamentit të Shëndetësisë në PD Ilir Pecanikaj ka folur për pandeminë e covid-19 në vendin tonë dhe si po raportohen nga Ministria e Shëndetësisë shifrat e të infektuarve dhe viktimave. Pecanikaj deklaroi se buletini ditor nga Ministria e Shëndetësisë përmban numra fiktivë dhe se qeveria është mbushur me propagandë për të mbuluar humbjet e saj.

“Ka shumë kohë që shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë nuk iu referohem më, pasi që në muajin prill kam denoncuar që këto shifra janë fals dhe vazhojnë të jenë numra fiktivë. Nëse shohim grafikën e publikuar me shifra nga covid-19 është një zhgarravinë e vërtetë. Sipas grafikës, Tirana është epiqendra e virusit, por nuk është e vërtetë, pasi numri përllogaritet në bazë të popullsisë. Rezulton që Gjirokastra është me numrin më të lartë të infektuarve në 1 milion banorë, ndërsa Tirana është në një shifër më të ulët.  Është një pandemi që pritej, i dha dy herë mundësi qeverisë që të pregatitej. Jemi vendi me shifrat me të ulëta të testimeve, pasi çdo analizë kërkohet të dalë nga ISHP edhe pse laboratorët privatë janë shprehur se kanë kapacitetin. ISHP me 3 laboratorë arrin me 1260 analiza në ditë. Fatkeqësisht fotot e publikuara nga morgu i Tiranës ishin të vërteta. Kurba e pandemisë për 10 ditë nuk duhet të ketë ndërprerje të gjurmueshmërisë siç e publikon Ministria e Shëndetësisë, ndërsa ora policore e vendosur pas orës 22:00 duhet të kishte dhënë frytet e saj. Nëse i referohemi shifrave, kemi Kamzën dhe Vorën me zero raste, që në këtë moment Tirana del nga zona e kuqe. Por qeveria është mbushur me propagandë për të mbuluar fatalitetet, humbjet e saj. Kemi në skemë, mjek familje, qendra spitalore komunale dhe universitare, janë shkatërruar. Pak kohë më parë, mjeku i familjes ishte në pension, vetëm qendra e urgjencës zgjidhte personin që do testonte dhe ata që do çonte në spital dhe të tjerët jo. Ministrja e Shëndetësisë deklaronte mbajtjen e maskës, ndërkohë në foton që e fshiu më pas, kishte në mbledhje të gjithë pa maskë. Më vonë deklaroi që nuk duhet të ketë grumbullime mbi 10 persona, ndërsa të nesërmen u shfaq vetë me 20 të tjerë. Duke parë këto raste, qytetarët e kanë humbur besimin tek ajo çfarë thuhet dhe çfarë ndodh”-tha Ilir Pecanikaj.

Qendra Alert/Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Fermerët e Frakullës në vështirësi, luleshtrydhja greke konkuron atë vendase

Ditët e festave përfunduan dhe menjëherë fermerët e Frakullës në Fier po hasin vështirësi në shitjen e prodhimit të...

Video / Ja si hidhen kamionët me domate, fermeri: S’ka eksporte e as shitje në tregje

Aplikimet e fermerëve për karburantin e çliruar nga taksat u çelën sot. Nga ana tjetër, fermerët, prodhuesit e perimeve, sot janë në ditët më...

Resuli: Në 2 vite, më shumë naftë pa taksa kanë konsumuar jahtet, sesa fermerët

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Bujqësisë Ervin Resuli ka denoncuar rastin e jahteve, që sipas tij janë...

Dhjetëra familje në mëshirë të fatit nga përmbytjet, filantropi Lazim Destani i vjen në ndihmë vendlindjes së tij

Shirat e shiut me intensitet të lartë këtë fillim viti kanë përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kryesisht Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut kanë...

Fermeri Franc Kaloshi: Nafta shkon për eskorta dhe jo për traktorët tanë

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Franc Kaloshi nga Ferma “Kaloshi”, Lushnje ka folur për vështirësitë e fermerëve...

More Articles Like This

- Advertisement -