Menu

Frikë dhe ankth për futbollin botëror. Një nga yjet është në luftë për jetën. Danezi Christian Eriksen pësoi arrest kardiak në fushë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ndeshja Danimarkë-Finlandë është pezulluar në minutën e 42-të dhe nuk do të luhet më të paktën ditën e sotme. Ky ishte vendimi zyrtar i UEFA-s pas momentit tronditës kur mesfushori pësoi kolapsin.

Pas disa minutave masazh kardiak, futbollisti u transportua me barrelë drejt ambulancës. I gjithë opinioni sportiv është me sy dhe veshë nga të rejat e fundit në lidhje me gjendjen e Eriksen, i cili ndodhet në gjendje kritike. Eriksen po shkonte të kryente një rivënie anësore kur ra në fushë duke alarmuar menjëherë lojtarët që kishte pranë. Disa shokë të skuadrës u munduan të përmendnin futbollistin ,por më pas u thirr stafi mjekësor i ekipit që ndërhyri për të përmendur numrin 10 të danezëve, i cili ishte i shtrirë pa ndjenja.

Ataku kardiak që pësoi Christian Eriksen në fushën e lojës tronditi të gjithë botën e futbollit, ndër të tjerë dhe gruan e tij Sabrina Kvist e cila ishte e pranishme në stadium duke ndjekur Danimarkën. Gruaja e Eriksen ka zbritur menjëherë në fushën e lojës, teksa portieri Shmajkël dhe mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer, kanë tentuar ta qetësojnë.

Në imazhet e postuara në rrjetet sociale shikohet se si gruaja e mesfushorit qan ndërsa shokët e skuadrës tentojnë ta qetësojnë. Foto janë bërë virale duket thyer zemrat e shumë tifozëve të futbollit.

Ndërkohë, një lajm shprese vjen nga spitali ku është shtruar Eriksen, teksa thuhet se është përmendur dhe është koshient. Gjithsesi, frika nuk ka ka ikur akoma. Gjithë bota e futbollit me vesh nga Danimarka.

Related Posts