ANGLI – Veze dhe çokollata “Kinder Surprise” po tërhiqen nga tërhiqen nga tregu britanik, për shkak të pranisë së mundshme të Salnomelës.
Autoriteti Irlandez i Sigursë Ushqimore, ai i Anglisë por edhe shtete tjera, si dhe mediat më të mëdha europiane, tregojnë se Ferrero po tërheq “Kinder Surprise” me madhësi të paketimit 20g dhe Kinder Surprise 20g x 3, datat e përdorimit të të cilave janë ndërmjet 11 korrikut 2022 dhe 7 tetorit 2022, për shkak të pranisë së mundshme të Salmonellës, produkte këto me origjinë nga Belgjika. Njoftimet për tërheqjen e pikave të shitjes, njoftojnë të njëjtat burime, do të shfaqen në dyqanet e furnizuara me produktet e përmendura më lart.
Njerëzit e infektuar me Salmonelë zakonisht zhvillojnë simptoma midis 12 dhe 36 orëve pas infektimit, por kjo mund të variojë nga 6 deri në 72 orë. Simptoma më e zakonshme është diarreja, e cila ndonjëherë mund të jetë me gjak. Simptoma të tjera mund të përfshijnë ethe, dhimbje koke dhe dhimbje barku. Sëmundja zakonisht zgjat 4 deri në 7 ditë. Herë pas here, diarreja mund të jetë aq e rëndë sa të kërkojë shtrimin në spital. Të moshuarit, foshnjat dhe ata me sistem imunitar të dëmtuar kanë më shumë gjasa të kenë sëmundje më të rënda.
Prodhuesit, shitësit me shumicë, shpërndarësit, furnizuesit dhe shitësit me pakicë duhet të heqin nga shitja produktet e implikuara dhe të shfaqin një njoftim për kthimin mbrapsht në dyëane nga konsumatorët që mund t’i kenë blerë dhe ende nuk i kanë konsumuar.
Nga hetimet e udhëhequra nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA), Shëndeti Publik i Skocisë, Agjencia e Shëndetit Publik të Uellsit dhe Agjencia e Shëndetit Publik në Irlandën e Veriut gjetën një lidhje midis rasteve të raportuara të helmimit nga salmonela në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe vezëve Kinder. Rastet e shfaqura me probleme janë raportuar tek fëmijët.
Ndërkohë, autoritetet shqiptare ende nuk kanë një ALERT zyrtar nga Sistemi i Alarmit të Shpejtë i Komisionit Europian, ndërkohë që nuk ka të dhëna zyrtare në lidhje me praninë apo jo të produkteve të tilla në vendin tonë.
https://www.food.gov.uk/news-alerts/alert/fsa-prin-22-2022
Qendra ALERT – Alert.al


