Menu

Edmond Mara: Influenca aviare dhe investimi në stalla

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Edmond Mara kryetar i Shoqates së Shpendrritësve foli për influencën aviare, sa të sigurta janë komplekset intensive për vezë dhe për prodhim mishi dhe sa rëndësi iu kushtojnë investimeve për të patur një kontroll të tyre.

“Është shumë i rëndësishëm autokontrolli, përllogariten mbi 120 milionë euro në shpendari dhe janë 27 komplekse intensive për vezë dhe për prodhim mishi. Duke bërë këtë lloj investimi shpesh në stalla kanë vlera që shkojnë nga 300-500 mijë euro dhe i gjithë ky investim që vetë këto komplekse të kenë një gjendje shëndetësore të mirë. Në lidhje me influencën aviare, monitorojmë vatrat e infeksionit. Ishte Holanda, Anglia, tani është në Itali një kompani që merrnim material racor, por është pezulluar menjëherë, pasi është interesi i vetë komplekseve të mos dëmtohen. Konsumatori është shumë i rëndësishëm edhe vetë këto subjekte janë të shqetësuar, të gatshëm dhe me autokontroll për të monitoruar situatën. Kemi komplekse dhe shpendë oborri. Në statistikat shqiptare thuhet 7 milionë, unë mendoj se janë 20 milionë brojlera për mish dhe pula për vezë”-tha Edmond Mara.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts