Menu

Linja e Gjelbër, Një Mekanizëm i Ri për Mbrojtjen e Konsumatorëve në Shqipëri

Në Tiranë po zhvillohet konferenca për prezantimin e Linjës së Gjelbër për Mbrojtjen e Konsumatorëve (0800 26 26), një mekanizëm i ri për trajtimin e ankesave të konsumatorëve në Shqipëri. Aktiviteti, i organizuar nga Qendra Alert në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA), është pjesë e një projekti të financuar nga Bashkimi Europian, i cili synon forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore dhe shkeljet qe hasin ne perditshmerine e tyre 

Në panelin e konferencës po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendase dhe ndërkombëtare, përfshirë Granit Sokolajn, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Alert, Gledis Gjipalin nga Lëvizja Europiane në Shqipëri, László Árendás nga Delegacioni i BE-së, si dhe përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Ekonomisë. Gjithashtu, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile po ndajnë perspektivat e tyre mbi mbrojtjen ne disa menyra cenimi ndaj  konsumatorit dhe sfidat e sigurisë ushqimore në vend.

Aktualisht, konferenca është në fazën e diskutimeve mbi rëndësinë e këtij mekanizmi të ri dhe sfidat e zbatimit të tij. Në vijim, pritet një debat i hapur mbi mundësitë për përmirësimin e mbrojtjes së konsumatorëve dhe harmonizimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.

Related Posts