Fiq të thatë me përmbajtje të lartë aflatoksine dhe specia me pesticide mbi normat me origjinë nga Shqipëria, janë bllokuar në Kroaci. Sistemi RASFF i Kimisionit Evropian ka njoftuar për dy ngarkesa të bllokuara nga autoritetet kroate, të cilat ishin nisur nga Shqipëria.
Njëri Alert bën fjalë për fiq të thatë të eksportuar nga Shqipëria, të cilat pas analizave të kryera kanë rezultuar me mykotoksina (Aflatoksinë B1).
Ndërsa ngarkesa tjetër “Made in Albania” ishte me speca. Nga analizat rezultoi se produkti kishte prezencë të pesticidit Chlorfenapyr, 50 herë mbi normat e lejuara.
Megjithëse janë publikuar në RASFF, nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka ndonjë informacion për kultivuesit, eksportuesit, masat e marra për gjurmueshmërinë, apo nëse ngarkesat do të kthehen në destinacion ose do të asgjësohen në Kroaci.
© Qendra ALERT




