Menu

Skandal me pesticidet, Radhiqe nga Shqipëria zbulohen në Gjermani me 4 PMB mbi normë, 3 të ndaluara dhe jashtë listës e të kontaminuara me salmonelë

Edhe në bimët që konsiderohen më të shëndetshme siç Radhiqja e që kultivohen në Shqipëri rezultojnë në Bashkimi Evropian me nivele mbi normat të pesticideve e madje edhe me Salmonelë. E mes katër pesticideve vetëm Captain është i lëjuar, megjithëse mbi normat e lejuara, ndërsa tri të jerë, edhe mbi normat e lejuara të mëhershme, por të ndaluara në listën e PMB-ve të lejuara nga Ministria e Bujqësisë dhe konkretisht, Clorpyrifos, Phosmet dhe Mefentrifluconazole.

Qendra ALERT ka mundur të mësojë nga burime pranë AKU dhe Ministrisë së Bujqësisë, se para një javë, më 5 dhjetor 2023, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i është drejtuar me një shkresë Autoriteti Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojrjes së Bimëve, për të inspektuar fermën “Natyral” shpk në Zall Herr, pasi nga sistemi RASFF i Komisionit Evropian kishte mbërritur ALERT-i se në ngarkesën e eksportuar me bimën Radhiqe, ka rezultuar se ajo përmbante 4 pesticide, tri të palejuara dhe që janë të hequra nga lista (Clorpyrifos, Phosmet dhe Mefentrifluconazole) dhe një mbi normat e lejuara, si dhe të kontaminuara me Salmonella spp.

Më pas, nga nje verifikim i bërë në faqen e RASFF, sipas njoftimit zyrtar, ngarkesa “Made in Albania” me gjethe të radhiqes është konstatuar me probleme në Gjermani, më 23 nentor 2023. Ndërsa në lidhje me Salmonelën Spp, RASFF ka njoftuar se ka rezultuar e pranishme, ndërsa nuk ka normë të lejuar, por gjithmonë nuk duhet të jetë prezente.

I konsideruar si një rast me rrezik serioz, autoritetet gjermane e kanë ndaluar që në kufi hyrjen e bimës shqiptare dhe e kanë kthyer ngarkesën në vendin e nisjes e njëkohësisht, kanë njoftuar vendet anëtare të BE dhe Komisionit Evropian. Ndërsa ky i fundit më 5 dhjetor e ka sinjalizuar Shqipërinë.

Nga autoritetet zyrtare shqiptare, siç është AKU nuk ka asnjë komunikim për konsumatorët. Kjo pasi një produkt i tillë mund të gjendet nga ferma në fjalë edhe në tregjet tona.

Por, ky njoftim nga RASFF konfirmin skandalin me Produktet e Mbrojtjes së Bimëve (Pesticide) të ndaluara në BE apo edhe nga Ministria shqiptare e Bujqësisë, të cilat vazhdojnë të importohen, tregtohen e përdoren lirshëm nga fermërët shqiptare. Rastet janë të shpeshta, siç është ai i para pak ditësve, kur po Gjermani zbuloi ngarkesënm me 20 tonë kastraveca të eksportuar nga Lushja, me ngarkesë pesticidesh e me pesticide të ndalyara.

©Qendra ALERT

Related Posts