Menu

A është uji i gazuar po aq i shëndetshëm sa uji natyral?

Shumë persona pëlqejnë të konsumojnë ujë të gazuar. Edhe pse është një zgjedhje më e mirë se lëngjet me sheqer, ekspertët paralajmërojnë se uji i gazuar duhet të konsumohet me masë.

Për adhuruesit, uji i gazuar ofron një përvojë që uji i zakonshëm nuk mund ta bëjë: Zhurma e flluskave kur hapet shishja, ndjesia e gazit kur pini dhe ndonjëherë një aromë e butë “natyrale”.

Uji natyral është i shkëlqyeshëm për hidratim, por “do të habiteshit sa njerëz nuk duan të pinë ujë të thjeshtë, sepse nuk u pëlqen shija”, thotë Anna Linge, dietologe në Qendrën Mjekësore Universitare në Uashington DC.

Dietologët bien dakord që uji i gazuar, i cili përfshin ujë të gazuar artificial është po aq hidratues sa uji i zakonshëm, por uji i çezmes ka një avantazh shtesë, ai përmban mineral, i cili ndihmon në parandalimin e dëmtimit të dhëmbëve.

Nëse përdorni ujë me mineral për larjen e dhëmbëve, për gatim dhe hidratim, lirisht mund të përfshini ujë të gazuar në dietën tuaj”, thotë Linge.

Por kini parasysh se uji i gazuar ka më shumë acid se i zakonshmi.

Uji me flluska përmban dioksid karboni, i cili shndërrohet në acid karbonik në kontakt me pështymën duke ulur pH në gojën tuaj.

Pijet që kanë një vlerë të ulët pH mund të jenë të dëmshme për dhëmbët, duke rritur mundësinë e kariesit. Sidoqoftë, duhet të theksohet se uji mineral është shumë më i shëndetshëm për dhëmbët sesa lëngjet e gazuara ose të frutave, siç tregohet nga rezultatet e një studimi të botuar në vitin 2016 në revistën e Shoqatës Amerikane të Dentarëve.

Disa prodhues shtojnë thartirë limoni në ujin e gazuar për të përmirësuar shijen, gjë që mund të rrisë nivelin e aciditetit. Një gjë e ngjashme do të ndodhë nëse shtoni vetë feta limoni ose limete në ujë. Pra, është e vështirë të dihet saktësisht se çfarë i shtohet ujit nëse si përbërës përmendet vetëm “aroma natyrale”.

Pak kërkime janë bërë mbi ujin e gazuar dhe pasojat që ai lë në dhëmbë. Megjithatë, sipas Dr. Brittany Seymour, docent në Departamentin e Stomatologjisë në Harvard dhe zëdhënëse e Shoqatës Amerikane të Stomatologjisë, “duhet të pini shumë ujë të gazuar në ditë për të bërë po aq dëm sa lëngjet e gazuara apo të frutave”. (The New York Times)

Qendra Alert/Alert.al

 

Related Posts