Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka hapur thirrjen për mbështetje financiare për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) për vitin 2025. Ky fond ka si qëllim zhvillimin e këtyre ndërmarrjeve duke mbështetur rritjen e konkurrueshmërisë, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, si dhe inovacionin në teknologji dhe artizanat.
Për këtë vit, thirrja mbështet ndërmarrjet që operojnë në Shqipëri dhe që kërkojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre për të qenë konkurruese në tregun global. Një fokus i veçantë është edhe mbështetja për gratë sipërmarrëse dhe zhvillimi i artizanatit.
Në këtë kuadër, AIDA ofron mbështetje financiare për shpenzimet korrente, duke mbuluar deri në 2,5 milionë lekë për certifikimin e standardeve të prodhimit, trajnime të stafit, përmirësim të produkteve dhe pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare. Gjithashtu, për ata që kërkojnë të investojnë në makineri dhe infrastrukturë për rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë, mbështetja financiare mund të arrijë deri në 1,5 milionë lekë për blerjen e makinerive.
Për zhvillimin e artizanatit, AIDA ofron mbështetje deri në 1 milion lekë për blerjen e makinerive tradicionale dhe për aplikacione të e-commerce, që do të ndihmojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të punës.
Kjo thirrje është e hapur deri më 28 shkurt 2025,Ndersa projekt-propozimet e paraqitura duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, duke përfshirë edhe aktivitetet që duhet të zhvillohen deri në nëntor 2025.
Aplikimet mund të dërgohen elektronisht dhe është një mundësi e shkëlqyer për të rritur kapacitetet e biznesit tuaj dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit. për më shumë info kliko këtu .https://aida.gov.al/nmvm-eksporte/nmvm/fondet-e-aida-s/


