Aksionet e McDonald’s humbën rreth 6% pas njoftimit të një epidemie të Escherichia coli të shkaktuar, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), nga hamburgerët Quarter Pounder. Helmimi shkaktoi vdekjen e një personi, të paktën 49 infeksione (por numri është ndoshta më i lartë) dhe disa shtrime në spital në dhjetë shtete të SHBA. CDC është duke ndjekur çështjen dhe ka lëshuar një deklaratë ku sqaron se, rastet janë raportuar duke filluar nga 27 shtator 2024 dhe kanë vazhduar deri më 11 tetor. Nga gjetjet e para duket se infektimi është për shkak të kontaminimit të sanduiçëve me shtamin Escherichia coli O157:H7.
Shkaku i mundshëm
Sipas CDC, informacioni paraprak i gjurmueshmërisë dhe shpërndarjes i rishikuar tregon, se qepët e prera në Quarter Pounders janë burimi i mundshëm i kontaminimit. Qepët duket se vijnë nga një furnizues i vetëm që i shërben tri qendrave të shpërndarjes. Administrata e Ushqimit dhe Barnave po përpiqet të kuptojë, nëse kompani të tjera gjithashtu i kanë shërbyer apo shitur këto qepë.
Por, autoritetet po hetojnë gjithashtu mishin e grirë të hamburgerit të shërbyer nga McDonald’s, për të përcaktuar nëse mishi i grirë është një burim sëmundjesh. McDonald’s, në deklaratën e tij zyrtare, deklaroi se, “kishte pezulluar shpërndarjen e të gjitha qepëve të prera” dhe se “kishte hequr përkohësisht Quarter Pounder nga restorantet në zonën e prekur”, nga menyja.
Numri real i personave të infektuar është ndoshta shumë më i lartë, sepse shumica e rasteve zgjidhen pa iu drejtuar trajtimit mjekësor dhe për këtë arsye testet për E.Coli nuk përdoren. Duhet gjithashtu të merret parasysh, se disa raste kritike mund të mos regjistrohen ende pasi duhen 3 deri në 4 javë për të përcaktuar nëse një person i sëmurë ka probleme nga shpërthi i E.Colit.
McDonald’s dhe një infeksion i vështirë
Intoksikimi nga Escherichia coli O157:H7 ndodh kryesisht nëpërmjet ushqimit, nëpërmjet gëlltitjes së produkteve ushqimore me origjinë shtazore të kontaminuara gjatë prodhimit ose përpunimit (mish i kontaminuar dhe jo plotësisht i gatuar, qumësht i papërpunuar, produkte qumështi të papasterizuara), por edhe nëpërmjet perimeve dhe frutave të rritura në tokë, të plehëruara ose të ujitura me ujëra të zeza nga fermat e infektuara të bagëtive. Ndër burimet e mundshme të infeksionit, një rol gjithnjë e më i rëndësishëm i atribuohet burimeve ujore, qofshin ato të destinuara për përdorime civile, bujqësore apo për banjë. Periudha e inkubacionit të infeksionit E. coli është nga 1 deri në 5 ditë.
Burimi: Ilfattoalimentare.it


