Për shkak të problemeve politike, eksporti nga Kosova i shumë produkteve është mjaft i vështirë, një pengesë e madhe është edhe mosanëtarësimi i vendit në UNESCO.
Kështu ka thënë në emisionin “Alert” me Granit Sokolaj në Radio Prishtina, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili shtoi se problem mbetet anëtarësimi i Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare që i hapin rrugë auditimeve që nevojiten për eksport.
“Për Kosovën në radhë të parë kemi probleme politike, ne nuk po arrim të jemi anëtarë në shumë organizata ndërkombëtare që i hapin rrugë auditimeve që nevojiten nga këta mekanizma ndërkombëtar, që ne si shtet, në radhë të parë të fitojmë aprovimin për akreditimin për eksport dhe pastaj janë një fushë e gjerë e plotësim-ndryshimeve që duhet të ndodhin dhe që ne nuk arrim t’i kryejmë ato detyra sepse ne nuk po pranohemi fare që të aplikojmë, sepse ne duhet të jemi anëtarë të UNESCO-s dhe pastaj kur ne fitojmë statusin politik si anëtarë, ne kemi mundësi që në momentin që pranohemi në i ftojmë ë aplikojnë, aktualisht vetëm bizneset veç e veç mund të aplikojnë”, tha Thaçi.
Ai përmendi UNESCO-n si një nga organizatat që anëtarësimi i Kosovës në të do të ndihmonte në këtë drejtim.
“Ne derisa nuk jemi në UNESCO ne nuk mund të marrim vlerësime për situatën e gjendjes shëndetësore të kafshëve, apo komplet shëndetit të kafshëve në Kosovë dhe ne duhet të marrim auditime ndër vite për ta fituar statusin si të lirë për disa sëmundje dhe kjo është njëra nga komponentët që të hap rrugë”, tha ai në emisionin “Alert” në Radio Prishtina.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë:


