Menu

Ali Dedolli: Çmimi i miellit na u dyfishua, kemi vetëm 20 lekë rritje të çmimit të bukës

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Ali Dedolli anëtar i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës ka folur për rritjen e çmimit të miellit, për cilësinë e bukës në furrat e Turanës dhe për një çmim të saj sipas tij, më të ulëtin në rajon.

“Tregu i çmimeve ka luhatur, ka levizje, në kohën e pandemisë filloi procesi i rritjes së çmimeve, që u pasua edhe me ardhjen e luftës. Buka është baza dhe pjesa më e ndjeshme, ndërsa ne jemi më të dëmtuarit në treg, ku ofrojmë produktin më të lirë në rajon me cilësinë më të lartë. Jemi të goditur se kemi tvsh e rëndë. Jemi në vështirësi sidomos me largimin e punëtorëve, me çmimet e karburanteve. 700 gram bukë masive është 1 mijë lekë të vjetra. Trendi që mori çmimi i miellit do shkonte në rritje të bukës. Në periudhën e pandemisë, çmimi i miellit ka qenë 39 lekë/kg, shkoi në 55-60/kg kur buka ishte 80 lekë. Shteti ka patur më shumë kontroll dhe presion, pra vëmëndje ndaj këtij sektori. Shteti ka qenë i ndjeshëm, vinte çmimin dhe gramaturën për çdo situatë që ka patur luhatje. Subjekt kontrolli bëheshin të gjithë. Sot, nuk jemi të kënaqur akoma me çmimin, pasi 80 lekë është kur mielli merrej me 39 lekë/kg, sot kemi dyfishin e çmimit të miellit, kemi vetëm 20 lekë ngritje. Në rajon, çmimet më të larta dhe cilësi më të dobët, Serbia prodhon grurin vetë, ne kemi transportin, tvsh, të gjitha dhe jemi më lirë. Ka pastaj dhe raste abuzimi nga ata që duan të hyjnë në treg, ku shesin nën kosto apo kur bëjnë pastrim paraje”-deklaroi Ali Dedolli.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed