Menu

Anisakis, pse ekziston ende rreziku në prodhimet e detit të paketuara?

Për tërheqjen e açugeve të marinuara dhe të paektuara, si dhe rrezikut të tyre për shkak të pranisë së larvave të gjalla të Anisakis ka reaguar ekspertja Valentina Tepedino.

“Açuget e marinuara duhet të jenë në përputhje me legjislacionin aktual sepse ato janë potencialisht në rrezik të transmetimit të Anisakis. Sipas studimeve shkencore, marinimi ose shtimi i kripës, i limonit ose i uthullës në açuge ose lloje të tjera nuk garantojnë shëndetin e produktit, pasi larva e anisakis mund t’i mbijetojë trajtimeve nëse nuk “standardizohet” dhe verifikohet nga autoritetet kompetente. Ja përse me ligj, ata që duan të bëjnë açuge të marinuara ose produkte të ngjashme në shtëpi, duhet t’i mbajnë ato paraprakisht për të paktën 96 orë në një frigorifer në -18 ° C. E njëjta procedurë duhet të ndiqet nga ata që duan të konsumojnë peshk deti të papërpunuar dhe molusqe (oktapod, kallamar etj.) në shtëpi. Në fakt, të gjitha produktet e përmendura që bëhen në shtëpi ose në kompani duhet t’u nënshtrohen trajtimeve efektive dhe të vlefshme. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts