I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Arif Disha administrator i Albuji ka folur për ndotjen e ujit nga bakteret, viruset, por edhe kimikatet e ndryshme dhe rëndësinë e filtrimit të ujit, për të bërë të pastër dhe të sigurt për konsum.
“Në kuadër të ndotjes globale, atmosferës, tokës, baseneve të liqeneve dhe lumenjve, dhe ndotja e ujit është e lartë. Në Amerikë është aq e lartë sa 30% e analizave të ujit dolën me kimikate të përhershme. Bëhet fjalë për 12 mijë kimikate që hyjnë në kategorinë e kimikateve të përhershme të ujit. Filtrimi jep zgjidhje për këto kimikate dhe shumë gjëra të tjera, janë shumë mënyra filtrimi, që nga shkenca dhe biznesi nuk ekziston kot, ka rolin e tij në sigurimin e popullatës me ujë të pastër të sigurt, që mos të kontaminohen, helmohen nga uji siç ka ndodhur shpesh nga baktere dhe viruse të ndryshme. Klori ka reaksione shumë të ndërlikuara në ujë dhe gjëja që dihet e pasqyruar në VKM 379, klori në veprim me lëndët organike çliron trialometanët. Ato janë rregulluar me ligj. Janë substanca të dëmshme për mëlçinë, për veshkat, ndikojnë në sistemin nervor qendror, janë kancerogjene dhe nuk monitorohet trialometanët sa janë, mbi apo nën normë. Në vendet e Europës Perëndimore, ku ka fonde nuk përdorin klorin në ujë, por ozonin pasi është dizenfektues shumë agresiv, më i mirë se klori dhe nuk çliron produkte shoqëruese, të dëmshme. Ata përdorin ozonin pasi kanë fonde dhe kushton më shumë. Amerika dhe Anglia përdor klorin jo ozonin. Produktet që çlirohen nga klori duhen monitoruar nga intitucionet, por sa monitorohen në Shqipëri, kjo duhet parë”-deklaroi Arif Disha.
Qendra Alert/Alert.al


