Menu

Pedagogu Artan Trebicka: Ndotja e ujit rrezik pandemie, rëndësia e trajtimit të tij

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Artan Trebicka pedagog në fakultetin e Shkencave të Natyrës ka folur për ndotjen e ujit dhe 3 metodat bazë për sterilizimin e tij nga bakteret.

“Uji i ndotur është rrezik epidemie. Edhe në Shqipëri ka ndodhur që në mënyrë masive një kategori njerëzish ka përdorur një sasi uji nga një burim i caktuar dhe janë sëmurë. Sa i përket ndotjes biologjike që dëmtojnë shëndetin e njeriut, procesi i rëndësishëm është hedhja e klorit. Klori është dizenfektant që vret të gjitha bakteret dhe nga pikëpamja biologjike është ujë steril. Klori duke qenë gaz pas një farë kohe largohet nga uji, i cili vjen në rubinet dhe nuk do kesh as aromën e klorit dhe as shijen e klorit. Klori duhet të jetë në nivel të caktuar, i përcaktuar në ligj dhe nuk është i dëmshëm as për t’u pirë dhe as për në lëkurë, për disa njerëz që kanë reaksione. Sigurisht se ka metoda të tjera sot, me ozon i cili është oksidues që vret të gjitha bakteret ose me ultravioletë, një metodë për të sterilizuar ujërat. Në mënyrë masive edhe në Amerikë, por edhe në Europë bëhet klorifikimi i ujit. Pse uji është i ndotur? Varet nga burimi i ujit, ne që kemi ujë nga baseni i Bovillës, duke qenë se është i hapur dhe mbledh të gjithë ujërat e basenit, merr të gjitha bakteret që ka qoftë edhe të jashqitjeve të njeriut dhe kafshëve, si bakteri E.coli që shkaktojnë sëmundje të rënda. Këto ujëra duhen trajtuar për të eleminuar këto baktere. Ujërat e thellë tokësorë mund të kenë ndotje kimike, por nga pikëpamja bakteriale janë të pastër. Pavarësisht nga vjen uji trajtohen që të mos kenë ndotje biologjike, pra trajtohen me klor që kur të vijë në rubinet të mos ketë rrezik për shkaktimin e sëmundjeve të ndryshme që vijnë nga këto baktere. Përveç klorit përdoren ose ozon oksidues ose ultraviolet, pra janë gjithsej 3 metoda bazë për sterilizimin e ujit nga pikëpamja balteriale”-tha Artan Trebicka.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts