Menu

Arrihet marrëveshja për punësimin sezonal të shqiptarëve në Greqi

Kriza e pandemisë dhe mbyllja e kufijëve bllokoi punonjësit sezonal shqiptarë. Ishte pala greke ajo e cila bëri thirrje që të gjendej një zgjidhje për situatën. Pas kaq kohësh, Shqipëria dhe Greqia arritën marrëveshje për punësimin sezonal të shtetasve shqiptarë në sektorin e bujqësisë në vendin fqinj.  Marreveshja parashikon punesimin sezonal me procedura te pershpejtuara te 7 deri në 10.000 shtetasve shqiptare,te cilet do te punesohen me te drejta te plota ne Greqi.

Në kuadër të kësaj marrëveshje që nga e hëna e 4 majit ftohen te gjithe punedhenesit grekë që janë të interesuar për të punësuarit sezonale,të aplikojë pranë kooperativave bujqësore.

Dokumentat që duhet të plotësohen janë:

1-Kerkesa me shkrim prane kooperatives.

2-Formulari i deklarates se pergjegjesise personale te punedhenesit(teksit i gatshem prane protokollit)

3- Fotokopje te pasaportes se punonjesit te ftuar per punesim

4-Deklarate financiare e fermerit per vitin 2019.

5-Fature pagese 100 euro per cdo te ftuar(pagese ne banke per llogari te shtetit grek)

6-Pagese 80 euro per testin e covidit,e cila do te behet ne banke,per llogari te kompanise se perzghedhur per testin. Pagesat do te zbriten nga taksat gjate muajve ne vazhdim.

7-Udhetimi i punonjesve do te behet me autobuse,ekskluzivisht me firmen e perzgjedhur prej kooperatives,e cila zbaton rreptesisht protokollet e sigurise se caktuara prej qeverise greke.

8- Kosto e udhetimit paguhet nga punonjesi i ftuar.(vleresohet se do te jete 30-50 euro)

9-Testet do te behen brenda ne autobuset ne te cilet do te udhetohet,ne piken kufitare te Kapshtices,dhe ne vazhdim ato do te dergohen ne laboratoret e kontraktuar ne Selanik.

10-Deri ne perfundim te analizave,punonjesit do te karantinohen ne njesite e akomodimit te perzgjedhura prej kooperatives.

11-Nuk do te pranohen te kalojne qytetare ne forme spontane,por vetem ne mjetet e kompanise te autorizuar dhe certifikuar per procesin ne fjale.

12-Procedurat do te plotesoehen brenda dy ditesh,dhe ne vazhdim, kompania e udhetimit, rakordon lidhur me levizjen e punonjesve dhe dorezon listen e udhetimit prane organeve policore kufitare shqiptare dhe greke,te cilat kryejne edhe kontrollet e sigurise.

Ndërkohë të gjithë qytetarët shqiptarë të interesuar për punë në Greqi, duhet të aplikojnë në platformën on line ëëë.punenegreqi.gr dhe brenda 3-4 dite,do te kene perfunduar kontratat e punës prej punëdhenësve.

Ky është një proces që gjatë pajisjes me dokumentacionin e nevojshëm është falas dhe nuk do të ketë nevojë për pajisje me vizë punë.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts