Menu

ASCEND 2030: Grupi NELRT nis ciklin e ri strategjik pesëvjeçar

Investime prej 400 milionë euro – faza e ardhshme drejt një zhvillimi të qëndrueshëm dhe inovativ

Beograd, 26 qershor 2025 – Grupi Nelt prezantoi sot në Beograd strategjinë e re “Ascend 2030”, një kuadër strategjik pesëvjeçar që përcakton planin ambicioz të zhvillimit të kompanisë. Strategjia parasheh investime që tejkalojnë 400 milionë Euro në infrastrukturë, transformim digjital, forcim të organizatës dhe blerje të kompanive prodhuese dhe shpërndarëse në tregjet ku operon Grupi.

Pas përfundimit me sukses të ciklit “Accelerate 2025”, faza e re sjell fokus të shtuar në fuqizimin e mëtejshëm të organizatës, blerje të reja, digjitalizimin e operacioneve, prezantimin e zgjidhjeve të avancuara me Inteligjencë Artificiale dhe një agjendë të fortë ESG.

Strategjia u prezantua nga Bordi Ekzekutiv i Grupit Nelt në hotelin Hilton në Beograd, përpara 250 menaxherëve të Grupit, përfshirë nënkryetarët për tregjet e Serbisë, rajonit të Adriatikut, Afrikës dhe markave të Nelt-it, si dhe drejtorët ekzekutivë të financave, burimeve njerëzore, teknologjisë së informacionit dhe strategjisë dhe transformimit.

“Cikli strategjik i mëparshëm ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm për ne. Duke u bazuar në këtë sukses, ‘Ascend 2030’ hap fazën e ardhshme të zhvillimit tonë. Me një plan investimesh prej 400 milionë euro në 5 (pesë) vitet e ardhshme, ambicia jonë është të forcojmë më tej pozicionin udhëheqës në shpërndarje, të zgjerojmë portofolin e markave tona dhe të rrisim kapacitetet e shërbimeve logjistike,” theksoi Darko Lukić, CEO i Grupit Nelt, i cili shënon një vit në këtë detyrë.

ASCEND 2030 – NARRATIVA
Ascend 2030” përfaqëson një kapitull të ri në operacionet e Grupit Nelt dhe simbolizon ambicien e kompanisë për t’u ngritur në një nivel edhe më të lartë të efikasitetit, përgjegjshmërisë dhe qëndrueshmërisë në biznes. Nga faza e përshpejtimit, që e orientoi Grupin drejt transformimit, zgjerimit dhe rritjes së të ardhurave, “ngjitja” simbolizon fazën e re që kërkon forcimin e organizatës dhe ngritjen e kompetencave, proceseve dhe teknologjive.

QËLLIMET DHE PARAKUSHTET E STRATEGJISË “ASCEND 2030”
Qëllimet e strategjisë “Ascend 2030” përfshijnë rritje të qëndrueshme dhe të përshpejtuar të të ardhurave të Grupit Nelt në mbi 2 miliardë euro, përmes investimeve, blerjeve, partneriteteve të reja dhe inovacioneve të markave.

Për realizimin e këtyre qëllimeve, strategjia e re fokusohet në një sërë parakushtesh për sukses, duke përfshirë: ndërtimin e një mentaliteti zhvillimi, optimizimin dhe standardizimin e proceseve, zhvillimin e kompetencave kyçe, automatizimin e operacioneve logjistike, implementimin e sistemit ERP SAP 4 Hana, digjitalizimin dhe zhvillimin e njerëzve dhe talenteve.

Beograd, 26/06/2025

Related Posts