Menu

Burri qëllon me thikë për vdekje të shoqen në Bubq, tenton të vrasë dhe veten

Artan Ismalaja, 51 vjeç ka vrarë gruan e tij, Klarita Ismalaja, 45 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bubq të Krujës, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se 51-vjeçari ka qëlluar disa herë me thikë të shoqen, e cila ka ndërruar jetë më pas, si pasojë e plagëve të marra.

Pasi ka qëlluar të shoqen për vdekje, Imsalaja ka tentuar të vrasë edhe veten me thikë, por është ndaluar në kohë. Aktualisht, 51-vjeçari ndodhet në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe Policia nuk ka publikuar asnjë informacion paraprak.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

alert.al/

Related Posts