Një vajzë 2-vjeçare nga Shqipëria ka marrë dhuratën e saj të Krishtlindjeve më herët pas një operacioni të suksesshëm të kryer në ezofagun e saj, pasi në gusht të këtij viti ajo gabimisht piu një sasi acidi muriatik.
Vogëlushja nga Shqipëria iu nënshtrua ndërhyrjes në një spital në Itali, pasi fillimisht u mbajt për 20 ditë në terapi intensive pas incidentit të rëndë.
“Të paktën e mbajtën gjallë”, tha, Genziana, tezja e Ailës 2-vjeçare.
Genziana jeton prej kohësh në Sarezzano. Me burrin e saj, ajo drejton një kompani fotovoltaike. Çifti ka dy fëmijë. Kur prindërve të Ailës u tha se “shpresa e vetme për fëmijën është që t’i nënshtrohet një operacioni që mund të bëhet në Itali”, Genziana u kontaktua menjëherë për të gjetur një zgjidhje.
“Kam kërkuar në internet shumë,” thotë gruaja, “duke mos imagjinuar kurrë se në Alessandria ekzistonte mundësia për të kryer atë operacion që ishte vendimtar.”
Tezja e vajzës 2-vjeçare i shpjegoi situatën mjekut italian Alessio Pini Prato. I lindur në vitin 1974, ai njihet si një ekselencë në kirurgjinë pediatrike. Genziana i ka shpjeguar situatën dhe së bashku kanë planifikuar ta çojnë vogëlushen te Cesare Arrigo.
Më 8 tetor, vajza e vogël, e shoqëruar nga prindërit Silver dhe Matilda, mbërriti në Itali “me një avion pasagjerësh, sepse një udhëtim me ambulancë do të kushtonte 90 mijë euro”, thotë tezja e saj.
Me sa duket, kushtet ishin të përshtatshme për ta lejuar atë ta përballonte udhëtimin pa probleme. Dhe kështu ishte. Procedura spitalore përfshinte kontrolle të ndryshme, një gastrostomi për të lejuar fëmijën të ushqehej me mbështetjen e një tubi në stomak. “Ajo ishte e kequshqyer,” shpjegon Genziana, “kështu që, për t’u përballur me operacionin, iu desh të shtonte sërish peshë.”
Aila, me prindërit dhe motrën e saj të vogël, u prit në Sarezzano deri më 11 nëntor, në pritje të operacionit vendimtar që u zhvillua më 15, dhe zgjati 12 orë.
Alessandria Hospital Trust tregoi se kontributi i profesionistëve të strukturës komplekse të Otolaringologjisë ishte thelbësor për izolimin cervikal të ezofagut dhe për monitorimin intraoperativ të nervit rekurent të laringut.
Më 3 dhjetor, ajo doli nga spitali Cesare Arrigo dhe më pas ajo dhe familja e saj u kthyen në Shqipëri. Ata do të kthehen në Itali më 15 janar për një kontroll.
“Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm,” tha Dr. Alessio Pini Prato, “i mundësuar jo vetëm nga teknologjia robotike e gjeneratës së fundit, por edhe nga sinergjia dhe përsosmëria e ekipit tonë kirurgjik dhe multidisiplinar. Një operacion që jo vetëm i shpëtoi një jetë, por i dha mundësinë këtij pacienti të vogël t’i rikthehej jetës normale të përditshme në kohë rekord. ”












Përmes kësaj skeme, Ministri Peci tha se do të mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në zonat rurale nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve.












“Projektligji i ri vjen si një domosdoshmëri për të përmirësuar ligjin aktual, i cili nuk është ndryshuar që nga viti 2016. Rritja e kërkesës së tregut vendas dhe i eksporteve të produkteve organike drejt tregjeve të BE-së, kërkon ndërhyrje të reja ligjore,” tha Denaj teksa shtoi se Shqipëria aktualisht eksporton rreth dy tonë produkte organike çdo vit, përfshirë bimët aromatike dhe mjekësore, gështenjat, frutat e pyllit dhe vajin e ullirit.




Nga hulumtimet e Qendrës ALERT është mësuar se makina, sigurimin TPL, pra të detyrueshmin dhe nuk mbulon dëmin e makinës fajtore, por të palës së tretë, e ka pranë kompanisë “Ansig”. Nga verifikimet tona rezulton se autovetura “Skoda” është ende në pronësi të Credins Leasing, pra është blerë nga kompania që jep makina me qira me leasing (kredi). Nga komunikime kofidenciale me bankën Credins, kemi mundur të mësojmë se, të gjitha automjetet që shiten me “leasing” kanë sigurimin kasko dhe konkretisht “Scoda” me targa AB 321 NO e ka një sigurim të tillë.
Në këto kushte, duket se turistët portugezë janë gjobitur. Në një vend të huaj, pa një kontratë në dorë dhe të lënë fajtor si shkaktar të aksidentit nga policia, ata janë detyruar të paguajnë dëmin e makinës në vlerën e 4500 euro, megjithëse dëmin e makinës së aksidentuar e mbulon kompania ku është bërë sigurimi kasko. Siç kemi mundur të mësojë, kompanitë që japin makina me qira, në raste aksidentesh iu mbajnë fajtorëve në aksident që përdorin makinat e tyre vlera të vogla, 200, 300 apo 400 Euro, të shënuara në kontratë, konkretisht pjesët e zbritshme nga kompania e sigurimit që ofron policën kasko.